Meta me delegacionin e Komitetit Hebraik Amerikan: Drejtësia do rrisë besimin e investitorëve

Publikuar tek: politike, më 15:14 17-03-2016 Meta me delegacionin e Komitetit Hebraik Amerikan: Drejtësia do rrisë besimin e investitorëve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot një delegacion të Komitetit Hebraik Amerikan (AJC) kryesuar prej Shefit Ekzekutiv David Harris me të cilin biseduan rreth forcimit të bashkëpunimit dhe promovimit të potencialeve të Shqipërisë në botë.

Sic thuhet në njoftimin për shtyp, Meta theksoi se kryefjala e angazhimit politik sot mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë si një element kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e besimit në potencialet investuese të Shqipërisë në botë.

Në këtë kuadër, shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin me rrjetin global të AJC në interes të inkurajimit të investimeve të huaja në vendin tonë, dhe përmes Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.

Kreu i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për interesin që AJC tregon ndaj Shqipërisë duke e përfshirë vendin tonë në axhendën e aktivitetit global të Komitetit Hebraik Amerikan dhe vuri në dukje se shqiptarët janë krenarë për kontributin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë që gjetën strehë pranë familjeve shqiptare.

Shefi Ekzekutiv i AJC, David Harris shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të parë në Shqipëri dhe nënvizoi se Komuniteti Hebraik Amerikan, si organizatë përfaqësuese e një kombi me kujtesë të qartë historike, ndjehet thellësisht mirënjohës për atë që shqiptarët dhanë ndaj hebrenjve në të kaluarën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alibeaj: Vetëm Rama e Tahiri janë të pashqetësuar nga vala e krimit
Basha në Ambasadën e Shqipërisë në SHBA: Të punojmë së bashku për të rinjtë »
Article Logic
Execution time: 0.004450798034668
array(1) { ["section"]=> string(98) "meta-me-delegacionin-e-komitetit-hebraik-amerikan-drejtesia-do-rrise-besimin-e-investitoreve-35344" }