Meta: Me zgjedhjet e sotme kaluam pritshmëritë evropiane, tani numërimi të jetë i drejtë

Publikuar tek: politike, më 22:47 21-06-2015 Meta: Me zgjedhjet e sotme kaluam pritshmëritë evropiane, tani numërimi të jetë i drejtë Ilir Meta

Kreu i LSI Ilir Meta reagon për herë të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Meta, i cili sipas sondazheve po del një parti që ka fituar shumë në këto zgjedhje në rang partie, thotë se ka qenë një ditë e rëndësishme për shqiptarët dhe I kaluan pritshmërinë evropiane.

“Dua të shpreh vlerësimin tim për të gjithë Shqiptarët që morën pjesë në votime. I kemi treguar Europës dhe botës sa i fortë është sistemi ynë i demokracisë dhe pavarësisht disa problemeve të vogla, zgjedhjet si një proces i tërë i kaluan pritshmëritë Europiane. Kjo është një arritje, për të cilën të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë.

Pas pak do të hyjmë në fazën e numërimit të votave, ndaj të kujdesemi që procesi të vazhdojë i qetë dhe i drejtë deri në fund” tha Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha e quan “farsa më e shëmtuar elektorale”, Basha thotë së kishte incidente por u parandaluan
Hije aleance e dyshimtë mes numëruesve e komisionerëve në Himarë »
Article Logic
Execution time: 0.004241943359375
array(1) { ["section"]=> string(92) "meta-me-zgjedhjet-e-sotme-kaluam-pritshmerite-evropiane-tani-numerimi-te-jete-i-drejte-14277" }