Meta mesazh ngushëllues për vdekjen e Fatos Arapit, kujton takimin me poetin kur ishte 20 vjeç

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 11-10-2018 Meta mesazh ngushëllues për vdekjen e Fatos Arapit, kujton takimin me poetin kur ishte 20 vjeç

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të shrimtarit  dhe poetit Fatos Arapi. Përmes një mesazhi Meta ngushëllon familjarët dhe të afërmit për humbjen e shkrimatarit.

“I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë”, shprehet ndër të tjera Meta.

Mesazhi i plotë:

Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit e përkthyesit Fatos Arapi.

Vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera.

I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë.

Thjeshtësia, modestia dhe mirësia e tij në komunikim, na la mbresa të veçanta të gjithëve dhe e bëri figurën e tij edhe më shumë të dashur për të gjithë ne. Këto cilësi i jepnin një vend e një dimension të veçantë në raportet njerëzore e shoqërore, pasi vepra e tij fliste vetë.

Ndaj dhimbjen e thellë për humbjen e këtij njeriu të veçantë. I përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij .

I përcjell ngushëllimet gjithë miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të të paharruarit Fatos Arapi

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LEGALIZIMET në 5 vite/ ALUIZNI publikon SHIFRAT për Korçën dhe Beratin (VIDEO)
‘Ç’do të bëhet me të punësuarit nëpër kazino?’, Ahmetaj jep përgjigjen: Ka nisur puna… »
Article Logic
Execution time: 0.022861003875732
array(1) { ["section"]=> string(100) "meta-mesazh-ngushellues-per-vdekjen-e-fatos-arapit-kujton-takimin-me-poetin-kur-ishte-20-vjec-137405" }