Meta mesazh opozitës për reformën në drejtësi: Rikthehuni në tryezë. Konsensusi bëhet duke u ulur bashkë dhe jo duke u çuar nga tavolina

Publikuar tek: politike, më 12:07 08-01-2016 Meta mesazh opozitës për reformën në drejtësi: Rikthehuni në tryezë. Konsensusi bëhet duke u ulur bashkë dhe jo duke u çuar nga tavolina

Pas takimit me Ramën, Meta ka folur shkurt me gazetarët para hyrjes së vilës 30 ku u takuan, në krah të të cilit qëndronte edhe kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj.

Meta ka qenë i qartë në mesazhin e tij duke i bërë thirrje opozitës që të kthehet në tryezën e ekspertëve dhe të mos e bojkotojë atë për disa gjëra, ose diçka të veçantë që nuk bien dakord.

Meta nuk komentoi ministrin e Drejtësisë Manjani me komentin e tij se duhet një takim i nivelit të lartë politik para se drafti për ndryshimet kushtetuese të kalojë në komision dhe Kuvend për miratim.

“Nuk dëshiroj të hyj në teknikalitete që nuk më takojnë mua. Ta përfundojmë draftin e rishikuar me frymën e rekomandimeve të Venecias dhe më pas do ecim drejt atij procesi edhe politik dhe parlamentar’’, tha Meta.

Deklarata e plotë e Metës:

“Ne sot kemi diskutuar edhe me kryeministrim edhe me kryetarin e komisionit Z. Shafaj dhe ministrin e Drejtësisë dhe kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me ecurinë e gjithë punës për të reflektuar sa më shpejt dhe për të përmbyllur draftin përfundimtar.

Dua të përgëzoj punën e madhe të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtare dhe ekspertët e opozitës dhe t’u bëja thirrje të mos bojkojtojnë për një çështje të caktuar për këtë çështje të rëndësishme dhe çdo mendim tjetër alternativ ta diskutojmë bashkë.

Unë besoj se është bërë një punë e jashtëzakonshme . Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë deri në fund të përmbyllim draftin.

Ekspertët e PD kanë bërë një punë për t’u përshëndetur, kanë bërë mjaft pyetje për Komisionin e Venecias dhe kanë qenë të përfshirë. Na vjen keq dhe gjej rastin t’u bëj thirrje që të rikthethen në tryezën e ekspertëve e të mos vetpërjashtohen për disa çështje apo çështje të caktuar dhe në fund fare patjtetër që do të shkojmë drejt komisionin për këtë reformë ku të gjithë do kenë të drejtën të shprehen.

Unë nuk dëshiroj të shprehem për çështje të caktuara dhe njëherë vlerësoj punën e madhe që është bërë deri tani. Çdo mendim alternativ do kemi mundësi ta disktojmë në fazën e  dytë.

Nuk dëshiroj të hyj në teknikalitete që nuk më takojnë mua. Ta përfundojmë draftin e rishikuar me frymën e rekomandimeve të Venecias dhe më pas do ecim drejt atij procesi edhe politik dhe parlamentar.

Ju lutem nuk bëhet fjalë për t’u larg tryeza të tjera politike po bëhet fjalë që ekspertët e PD t’I kthehen tryezës. Do bëjmë çdo përpjekje për konsesus dhe konsensusi bëhet duke u ulur bashkë dhe jo duke u çuar nga tavolina’’

 

*****

Pas kthimit nga Majemi, Rama bën takimin e tij të zakonshëm me Metën te Vila qeveritare. Por ky takim i sotëm, ndryshe nga disa të tjerë vjen pas dy zhvillimeve të rëndësishme  ditën e djeshme.

Donald Lu, ambasadori amerikan pati një takim të gjatë, prej 3 orësh me kreun e Kuvendit Ilir Meta, kokë më kokë, në praninë edhe të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Dhe dihet që tema kryesore mes tyre ka qenë reforma në drejtësi.

Një ditë më parë Lu e tha me bindje se SHBA-të ‘’nuk do t’I zërë gjumi’’ deri në mbylljen e kësaj reforme.

Por zhvillimi tjetër i rëndësishëm lidhur me reformën ishte edhe miratimi i draftit pa konsensusin dhe prezencën e opozitës, e cila u tërhoq një ditë më parë. Sot drafti do t'i kalohet Fatmir Xhafajt, kreut të komisionit të posaçëm parlamentar që Xhafaj ta dërgojë sërish te Komisioni i Venecias. I mërzitur është shfaqur edhe presidenti Bujar Nishani, i cili ka shprehur shqetësimin e tij se reforma po zhvillohet pa mendimin e presidentit.

Megjithatë ka qenë vetë Meta që i ka kërkuar Ramës gjithëpërfshirje, gjë që me sa duket do ta diskutojnë sot.

 

LEXO EDHE: PERFUNDON PAS 3 ORESH TAKIMI META-LU, I PRANISHEM EDHE MANJANI

ZBARDHET BISEDA MES AMBASADORIT AMERIKAN DONALD LU DHE ILIR METES NE KUVEND

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha shpërthen ndaj ‘Opinion-it’ të Blendi Fevziut: Kriminal dhe i neveritshëm
Zbardhet biseda mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ilir Metës dje në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.022130012512207
array(1) { ["section"]=> string(140) "meta-mesazh-opozites-per-reformen-ne-drejtesi-rikthehuni-ne-tryeze-konsensusi-behet-duke-u-ulur-bashke-dhe-jo-duke-u-cuar-nga-tavolina-29442" }