Meta: Mesazhet e vizitës së Ramës në SHBA të qarta. Të lëmë retorikën e të përqëndrohemi te prioritetet

Publikuar tek: politike, më 12:09 15-04-2016 Meta: Mesazhet e vizitës së Ramës në SHBA të qarta. Të lëmë retorikën e të përqëndrohemi te prioritetet

Ilir Meta ka komentuar sot para gazetarëve disa zhvillime të rëndësishme në politikë: vizitën e Ramës në SHBA, rezolutën e Parlamentit Europian dhe reformat që do na çojnë drejt integrimit në BE. Por ai theksoi se është momenti ta lëmë retorikën dhe të përqëndrohemi te prioritet.

 “Mesazhet e vizitës së kryeministrit Rama të qarta, SHBA mbështesin rrugën e reformave. Përshëndes miratimin e rezolutës nga PE. Falënderoj reporterët për Shqipërinë, Fleckenstein dhe Kukan. Jep progresin e dukshëm në kuadër të reformave. Kjo rezolutë kërkon implementimin e reformave dhe detyra jonë është ta lexojmë si duhet. Kjo rezolutë edhe thirrje për të lënë mënjanë retorikën e për t’u përqendruar tek prioritetet. Çdo kritikë dhe çdo sugjerim do lexohet me vëmendje”, tha Meta.

Meta tha se nuk ka ftohje të koalicionit:“Mendoj se koalicioni funksionon shumë normalisht dhe në mënyrë demokratike. Kam qenë dhe do jem, por më e rëndësishme të ecim me reformën në drejtësi. Ju e dini qëndrimin e LSI-së. Përshëndes dhënies fund të marrëdhënies së kushtëzuar të PD-së me parlamentin”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi prezanton nesër në Berat lëvizjen “Shqipëria mbi Partinë”
Deputetja e PD: Rama një maçok që do të fshijë gjurmët e një luani si Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.022783994674683
array(1) { ["section"]=> string(107) "meta-mesazhet-e-vizites-se-rames-ne-shba-te-qarta-te-leme-retoriken-e-te-perqendrohemi-te-prioritetet-37762" }