Meta modifikon shprehjen e famshme ‘Me qetësi dhe dashuri’, fut në mes shqiptarinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:09 10-06-2019 Meta modifikon shprehjen e famshme ‘Me qetësi dhe dashuri’, fut në mes shqiptarinë

Presidenti Ilir Meta ka modifikuar shprehjen e famshme të përdorur nga vetë ai ‘Me qetësi dhe dashuri’.

Kohët e fundit është vënë re që presidenti nuk e ka përdorur më sloganin e tij, me të cilin ka vepruar prej vitesh, ndërkohë ditën e sotme është vënë re një modifikim.

‘KUSHTETUTA do të mbrohet deri në fund me QETËSI dhe SHQIPTARI’, shkruan Meta në Facebook duke e zëvendësuar fjalën dashuri me shqiptari.

Ndërkohë presidenti kohët e fundit duket se nuk ka ecur me sloganin e tij, pasi edhe për dekretimin e kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm deklaroi se do të gjykojë dhe do të japë një përgjigje me qetësi, por pa dashuri.

‘Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese', ka thënë Meta.

afdj.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036772012710571
array(1) { ["section"]=> string(86) "meta-modifikon-shprehjen-e-famshme-me-qetesi-dhe-dashuri-fut-ne-mes-shqiptarine-167656" }