Meta: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, garanci për zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 10:57 02-03-2015 Meta: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, garanci për zgjedhjet Ilir Meta

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, forma e përzgjedhjes së kryetarit të KQZ-së si dhe dhënia e pavarësisë së këtij institucioni do të garantojë standardet për zgjedhjet vendore. Sipas tij demokracia ka bërë hapa përpara në Shqipëri.

“Ndryshimi në Kodin Zgjedhor, përzgjedhja nga një proces transparent i vakancës së kreut të KQZ si dhe ligji i pavarësisë funksionale, organizative dhe funksionale të institucioneve tregon angazhimin tonë që këto standarde të jenë afër atyre evropiane.Maxhoranca e sotme ndryshe nga tradita e hidhur, hoqi dorë nga parimi që maxhoranca të kishte shumicën në KQZ.’’, tha sot Meta.

Po kështu Meta i shprehu mirënjohjen për mbështetjen Sllovenisë.

‘’Dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Sllovenisë dhe strukturave të tjera të pavarura për ngritjen e institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri’’, përfundoi Meta në aktivitetin e organizuar për shkëmbimin e përvojave Slloveni –Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alibeaj: Jam braktisur nga PD-ja
Debati për studentët, Balla largohet nga Komisioni i Ligjeve »
Article Logic
Execution time: 0.057799100875854
array(1) { ["section"]=> string(60) "meta-ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-garanci-per-zgjedhjet-4752" }