Meta në Çorovodë: Do jeni dëshmitarë si Skrapari do shndërrohet në një qendër turizmi

Publikuar tek: politike, më 10:20 22-07-2015 Meta në Çorovodë: Do jeni dëshmitarë si Skrapari do shndërrohet në një qendër turizmi Ilir Meta dhe Nesim Spahiu ne konstituimin e bashkise se re

Kreu i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI, Meta ndodhet sot në Çorovodë pas zgjedhjesë së Nesim Spahiut në krye të bashkisë së re.

Meta u ndal gjatë te bashkia e Skraparit për të cilën tha se do punohet fort në mënyrë që kjo bashki të jetë shembull në gjithë vendin se si edhe duke qenë  larg qendrave të mëdha, ofron mundësi, besim dhe model bashkëpunimi midis të gjithe forcave politike.

“Besoj shumë te fryma juaj e bashkëpunimit dhe te vullneti i kryetarit për të bashkëpunuar me të gjithë për të arritur objektivin që është garantimi i shërbimeve të reja dhe mundësitë për punësimi e të rinjve dhe të rejave, në mënyrë që fëmijët tuaj ta shohin të ardhmen në mundësitë jo të pakta që Skrapari ofron. Besoj se duke punuar të gjithë së bashku dhe duke ecur në rrugën e realizimit do të mundësojmë që bashkia e Skraparit të jetë shembull në gjithë vendin që edhe një bashki larg qendrave të mëdha, ofron mundësi, besim dhe model bashkëpunimi midis të gjithe forcave politike. Jam i bindur se dhe me kryetarin Nesim Spahiu do të arrini të shtoni bashkëpunimin pa dallime partiake për të zgjidhur problemet që ata ndeshen”, tha kreu i LSI.

Meta u tha banorëve se ata do të jenë dëshmitarë të transformimit të Skrparit nga një vend deri diku i braktisur në një qendër e rëndësishme turizmi.

 Do të jemi dëshmitarë që Skrapari nga një vend deri diku i braktisur do kthehet në një qendër të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit dhe agro turizimit. Jemi dëshmitarë të rritjes së interesit për Skraparin,por kemi ende shumë resurse të pashfrytëzuara. Ju uroj suksese të gjithë këshilltarëve, suksese dhe kryetarit të ri dhe besoj se bashkëpunimi juaj do të sjellë një progres të prekshëm dhe mjaft pozitiv për të gjithë banorët”, tha Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 78 deputetë ndryshojnë Arsimin e Lartë në Shqipëri, ligji i plotë
Nikolla komenton kundërshtimin e të shoqit, falenderon edhe Palokën »
Article Logic
Execution time: 0.036870002746582
array(1) { ["section"]=> string(90) "meta-ne-corovode-do-jeni-deshmitare-si-skrapari-do-shnderrohet-ne-nje-qender-turizmi-16739" }