Meta në Lezhë: Koha të prekim rezultatet e ringritjes ekonomike

Publikuar tek: politike, më 16:21 01-06-2015 Meta në Lezhë: Koha të prekim rezultatet e ringritjes ekonomike

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka marrë pjesë në paraqitjen e projektit në Ishull, të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane Viktor Tusha. Në takim ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, deputetja e LSI-së në qarkun e Lezhës Monika Kryemadhi dhe deputeti i PS-së në këtë qark, Arben Ndoka.

Në fjalën e tij, Kryetari Ilir Meta vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Kryetari i Komunës së Shëngjinit, z. Salvador Kaçaj.

“Për mua është kënaqësi e veçantë që jam këtu në Ishull së bashku me mikun dhe vëllain tim Salvadorin. Jemi miq të hershëm sepse Salvadorin e kemi duartrokitur të gjithë kur luante me Kombëtaren, por edhe e kemi vlerësuar për punën dhe përkushtimin që ka drejtuar në zgjidhjen e shumë problemeve këtu në komunën e Shëngjinit, por edhe i ka dhënë një emër të rëndësishëm kësaj komune dhe vetë Shëngjinit duke u bërë edhe një qendër e rëndësishme e ardhjes së shumë personaliteteve ndërkombëtare. Nuk ka tender, nuk ka licencë e cila do të dëmtojë interesat e këtij komuniteti dhe aq më tepër atyre që merren me peshkim dhe këtë unë jua siguroj. Unë do të vij edhe pas 21 qershorit këtu dhe vazhdimisht, do t’i kërkoj Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit që është përgjegjës, të vijë këtu dhe të takohet vetë me të gjithë ata që merren me peshkimin”, tha Meta.

Kreu i LSI-së tha se po punohet në bashkëpunim edhe me qeverinë franceze dhe me Bashkimin Europian për të realizuar në Shëngjin edhe një merkato bashkëkohore të tregtimit të peshkut që do të bëjë të mundur rritjen e jashtëzakonshme të vlerës së shitjes së peshkut dhe të të ardhurave që merren nga peshkimi. Ilir Meta vlerësoi kandidatin e ASHE për Bashkinë e Lezhës duke theksuar se ai është një personalitet me eksperiencën e duhur dhe i cili mbi çdo gjë tjetër ka aftësinë për të dëgjuar, ka aftësinë për të bashkëpunuar.

 “Unë mendoj që ky do të jetë çelësi i suksesit edhe për të ardhmen. Shumë projekte kanë nisur në Lezhë, shumë projekte janë bërë dhe janë në proces dhe këtu në Shëngjin dhe në të gjithë këtë komunitetin. Unë jam i sigurt që shumë të tjera, jo vetëm që do të përfundojnë pasi janë në proces, por shumë të tjera do të nisin, sepse faza më e vështirë e reformave mendoj që ka kaluar dhe tani do të prekim gjithnjë e më shumë rezultatet e kësaj ringritje ekonomike të vendit”, tha Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Altin Biba qëndron në garën zgjedhore për Kurbinin, KQZ voton kundër dorëheqjes së kandidatit të PD
Doshi sqaron angazhimin e tij në fushatën elektorale: Kam mbështetjen e popullit »
Article Logic
Execution time: 0.03177809715271
array(1) { ["section"]=> string(68) "meta-ne-lezhe-koha-te-prekim-rezultatet-e-ringritjes-ekonomike-12410" }