Meta në SHBA, takohet me Benjamin: Instituti Demokratik Amerikan, rol të veçantë në punën e parlamentit

Publikuar tek: politike, më 14:11 27-10-2015 Meta në SHBA, takohet me Benjamin: Instituti Demokratik Amerikan, rol të veçantë në punën e parlamentit

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade u prit në një takim nga Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin.

Në këtë takimi u theksua kontributi i rëndësishëm që NDI-ja luan në Shqipëri dhe bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë dhe NDI-së në fusha të rëndësishme, siç janë transparenca dhe funksionimi i Parlamentit, bashkëpunimi i shkëlqyer me administratën e Kuvendit dhe shkëmbimi i eksperiencave me shërbimet legjislative dhe përmirësimin e funksionimit të tyre.

Meta theksoi rëndësinë që ka roli dhe kontributi i NDI-së në përmirësimin e punës së Parlamentit përmes trajnimeve të administratës, dhe përmirësimit të kuadrit legjislativ. “NDI-ja ka luajtur një rol të veçantë edhe në rritjen e bashkëpunimit të parlamenteve të vendeve të rajonit”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin e tij dhe për kontributin që NDI-ja ka dhënë veçanërisht përmes projektit të transparencës së Parlamentit ndaj publikut, ku një dokument i rëndësishëm është projekti i hapjes së Parlamentit.

Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe me shërbimet e tij dhe shprehu angazhimin e organizatës që përfaqëson për të bashkëpunuar më tej dhe çuar përpara disa procese të rëndësishme, siç janë përfaqësimi i grave në politike dhe Kuvend, rritja e rolit të Parlamentit në aspektin e kontrollit, që duhet të luajë ndaj ekzekutivit, kodi i etikës dhe sjelljes së deputetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, veçanërisht shërbimit legjislativ, si dhe angazhimi i të rinjve në politikë.

Më tej, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon, krizën e refugjatëve dhe nevojën për një bashkëpunim më të madh rajonal për përballimin e këtyre sfidave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Personazhet realë të romanit të Ben Blushit. Çfarë thotë për Fevziun, Çilin, Bushatin dhe Shkullakun...
Përdhunimet/ Flet Mesila Doda: Hetuesi monstër që përmend Alida Hisku mund të jetë në administratë »
Article Logic
Execution time: 0.01634693145752
array(1) { ["section"]=> string(106) "meta-ne-shba-takohet-me-benjamin-instituti-demokratik-amerikan-rol-te-vecante-ne-punen-e-parlamentit-24066" }