Meta në Shkodër, foto me drejtorin e Grand Hotel Evropa

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:58 03-04-2015 Meta në Shkodër, foto me drejtorin e Grand Hotel Evropa Meta në Shkodër tek Grand Hotel Evropa

Pas përurimit të një fasoni të ri në Shkodër dhe takimit me strukturat e LSI-së së bashku me Keti Bazhdarin, Meta ka zgjedhur edhe të dalë në foto.

Kreu i LSI-së dhe Kuvendit shfaqet i qeshur me drejtuesin e Grand Hotel Evropës por njëkohësisht edhe me drejtuesit e LSI-së në qytetin verior. Meta duket mjaft i kënaqur nga mikëpritja shkodrane, një kënaqësi dyfishe pas asaj të situatës të favorshme zgjedhore, shprehur edhe nga ai vetë kur tha se është shumë i kënaqur për këto zgjedhje në Shkodër.

Meta prezantoi sot Keti Bazhdarin si kandidaten që mbështet LSI-ja, duke thënë se Bazhdari ka një ëndërr për qytetin dhe nuk do përfitojë nga Shkodra. Me të njëjtën monedhë iu përgjigj edhe Bazhdari, duke thënë se është mirënjohëse ndaj tij dhe LSI-së për mbështetjen që i japin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044047117233276
array(1) { ["section"]=> string(59) "meta-ne-shkoder-foto-me-drejtorin-e-grand-hotel-evropa-7738" }