Meta: Nëse nuk do kishte nisur luftën Myslym Peza, Shqipëria s'do ishte kjo që është

Publikuar tek: politike, më 12:51 05-06-2015 Meta: Nëse nuk do kishte nisur luftën Myslym Peza, Shqipëria s'do ishte kjo që është

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Pezë me rastin e 75 vjetorit të krijimit të çetës së parë patriotike antifashiste nacional çlirimtare.Aktiviteti i zhvillua në muzeun e Pezës.Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se banorët e Pezës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke mbrojtur Shqipërinë edhe nga copëtimi.

“Po nëse Myslym Peza nuk do të kishte nisur këtë luftë, po nëse i gjithë populli shqiptar do të kishte rendur së shërbyeri pushtuesit gjatë atyre 5 viteve duke u kënaqur me që sillte Italia e Gjermani? Çdo të kishte ndodhur në Konferencë e Paqes? Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Shqipëria do të ishte coptuar. Këtu qëndron madhështia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, këtu qëndron madhështia e Myslym Pezës dhe gjithë popullit të Pezës sepse nuk rendën pas përfitimeve të vogla dhe të momentit, por e kuptuan që e ardhmja e Shqipërisë ishte lufta kundër murtajës fashiste dhe naziste, ishte rruga e çlirimit, ishte rruga e lirisë dhe ishte rruga e bashkëpunimit me gjithë popujt të cilët luftonin për këtë qëllim të përbashkët për një Europë të lirë dhe për një Europë të bashkuar”, tha z. Meta.

Meta pohoi se Peza është simboli i bashkimit të shqiptarëve .

“Peza është edhe simboli i bashkimit dhe është normale që simboli i bashkimit sepse është simboli i patriotizmit dhe unë jo më këtë e përmenda që Myslym Peza e nisi luftën i parë dhe e nisi përpara se të krijohej Partia Komuniste e cila mbajti peshën kryesore më pas në organizimin e gjithë Luftës Antifashiste. Dhe vetëm një patriot i madh si Myslym Peza mund të bëhej edhe simboli i bashkimit siç u bë më 16 shtator në vitit 1942 këtu në Pezë duke i mbledhur të gjithë forcat politike dhe gjithë figurat patriotike për t’i bashkuar pa dallim feje, krahine dhe ideje për çlirimin e vendit”, tha  Meta.

Në mbyllje të aktivitetit, Kryetari i Kuvendit,  Meta së bashku me deputetin  Luan Rama vendosën kurora me lule në shtatoren e Myslym Pezës në nderim të 75- vjetorit të krijimit të çetës së parë patriotike antifashiste nacional-çlirimtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti i OSBE/ODIHR: Fushata nisi para datës zyrtare, kandidatët të përqëndruar në akuza personale
Paloka: Pushteti ka lëshuar lukunitë për të ndryshuar vullnetin e popullit »
Article Logic
Execution time: 0.0041539669036865
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-nese-nuk-do-kishte-nisur-luften-myslym-peza-shqiperia-s-do-ishte-kjo-qe-eshte-12761" }