Meta nga selia e PS: Kandidati për Tiranën do të jetë gjithëpërfshirës

Publikuar tek: politike, më 15:41 16-04-2015 Meta nga selia e PS: Kandidati për Tiranën do të jetë gjithëpërfshirës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS-së aleatët e kësaj partie për firmos marrëveshjen e koalicionit që do të hyjnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta pas përfundimit të takimit ka njoftuar se është firmos marrëveshja për zgjedhjet lokale, ndërsa i pyetur për emrin e kandidatit që do të garojë nga ky koalicion për Tiranën ai tha se “emri i koalicionit është shumë gjithëpërfshirës”.

Kreu i PSV, Petro Koçi u shpreh se koalicioni i majtë në këtë zgjedhje do të ketë në përbërje më shumë se 40 parti dhe kjo tregon se besueshmëria e mazhorancës është në rritje, ndërsa opozita është e dobët përballë këtij fakti.

Aleanca Demokratike është partia tjetër e djathtë që i është bashkuar koalicionit të mazhorancës së vendit. kryetari i kësaj partie, Abazi tha se shkak për largimin nga opozita është bërë mosrepsektimi i asnjë prej pikave të marrëveshjes nga Partia Demokratike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati ftohet në konferencën e Organizatës Islamike, vjet Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen
Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Kokëdhimës »
Article Logic
Execution time: 0.17483901977539
array(1) { ["section"]=> string(74) "meta-nga-selia-e-ps-kandidati-per-tiranen-do-te-jete-gjitheperfshires-8906" }