Meta nga Zvicra: Vend mik e partner, do të zgjerojmë bashkëpunimin

Publikuar tek: politike, më 09:50 18-03-2015 Meta nga Zvicra: Vend mik e partner, do të zgjerojmë bashkëpunimin Ilir Meta ne krye te delegacionit shqiptar gjate vizites ne Zvicer

Ilir Meta duket se po vazhdon axhendën e takimeve pa e ndryshuar për shkak të situatës politike. Sapo ka përfunduar takimin në Lezhë ditën e djeshme, kreu i Kuvendit u nis për në Zvicër në krye të një delegacioni parlamentarësh. 

“Zvicra përcakton një vend mik për të gjithë shqiptarët dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Zvicrës” u shpreh kryetari i Kuvendit Meta gjatë takimit që pati me kryetarin e Bashkisë së Bernës Alexandër Tschappat.

Në këtë takim kryetari i Kuvendit Ilir Meta shoqërohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve njëkohësisht kryetar i grupit të miqësisë së Shqipëri-Zvicër Fatmir Xhafaj, deputeti Fatmir Toçi, sekretarja e përgjithshme Albana Shtylla si dhe ambasadorin Ilir Gjoni. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja “Frroku”, Braçe: S’më intereson cili deputet është, të gjithë të barabartë
Vangjush Dako në ILDKP? Media raporton për parregullsi në deklarimin e pasurisë »
Article Logic
Execution time: 0.011685132980347
array(1) { ["section"]=> string(69) "meta-nga-zvicra-vend-mik-e-partner-do-te-zgjerojme-bashkepunimin-6215" }