Meta: Parlamenti duhet të rrisë kontrollin mbi qeverinë, që ta bëjë më pak të gabueshme

Publikuar tek: politike, më 10:31 22-04-2016 Meta: Parlamenti duhet të rrisë kontrollin mbi qeverinë, që ta bëjë më pak të gabueshme

Si vende ish-komuniste, e kemi të vështirë të shkëputemi nga kultura përjashtuese, ndaj mendimit alternativ i më të fortit për shkak të pushtetit, ose dëmit që mund të shkaktojë.

 Ende e kemi të vështirë të shkëputemi nga kultura e më të fortit, në rastin tonë të opozitës ku vihet në vështirësi i gjithë vendi. Partia tjetër ka zgjedhur këtë mënyrë, është parlamenti ai që duhet të rrisë kontrollin ndaj qeverisë.

Ne jemi i vetmi vend që kemi qenë më të ashpërit në europë dhe kemi bërë shumë mirë që e këmi bërë se këmi qenë të frustruar. Jemi të detyruar të vendosim standarte që do të ndihmojnë që të dëgjohen më shumë argumenta se sa sjelle arrogante në parlament. Sepse disa element që se kanë vendin në parlament eklipsojnë argumentin apo debatin e kolegëve të tjerë që janë njërëz me eksperiencë. Këtë e shoh si vendim të fortë për të ardhmen. Ai që vlerëson është qytetari, është e rëndësishme që dhe në duhet t'iu japim mundësi qytetarëve të zgjedhin qoftë edhe brenda partisë.  

Gjatë fjalës së tij në takimin me homologun gjerman Lammert Meta u shpreh se Shqipëria ka bërë progres këto 25 vite dhe nga një vend bunker, jemi kthyer në qendër të vëmendjes.

“Gjitmonë kam bindjen se nëse ka një vend që ka ndryshuar më shumë në keto 25 vjet është Shqipëria. Është e rëndësishme që Shqipëria kontribuan për të plotësuar paqen dhe si antare e NATO-s kontribuaon atje ku i kërkohet me kapacitetet dhe mundësitë tona. 25-26 vjet më parë ishim ishim vend bunker,  tani jemi kthyer në qendër të vëmendjes, por kemi shumë sfida dhe më e rëndësishmja është Reforma në Drejtësi, e cila është e rëndësishme në të gjitha drejtimet dhe për të përmirësur klimën e biznesit në mënyrë që të bëhen investime nga të huajt. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, ka qenë i përfshirë Komisioni i Venecias që ka dhënë kontributin e saj për Reformën. Kjo Refrmë do të rrisë besueshmërinë dhe do të ketë zhvillim më të qëndrueshëm që të rinjtë të shohin të ardhmen në vendin e tyre. Ne kemi kuptuar pas 25 vitesh jo vetëm duhet të punojmë për stabilitet dhe paqe për vendin tonë por edhe për rajonin.Falenderoj Fondacionet për punë që bëjnë në vendin tonë, në mënyrë të veçantë me të rinjtë, pasi për zhvillim më të shpejtë është mbështetja e të rinjve dhe ju jepni kontribut të rëndësishmëm”  tha Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Seancë e posaçme për Presidentin e Bundestagut në Kuvendin e Shqipërisë, mesazh i qartë: Reforma në drejtësi kusht për anëtarësimin në BE
Deputetët Taulant Balla, Esmeralda Shkjau, Erjon Braçe dhe Pjerin Ndreu ‘’Ndryshe’’(FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.12519097328186
array(1) { ["section"]=> string(91) "meta-parlamenti-duhet-te-rrise-kontrollin-mbi-qeverine-qe-ta-beje-me-pak-te-gabueshme-38342" }