Meta: Patozi ka penguar policinë në Vorë të administrojë provat për Fiqiri Ismailin

Publikuar tek: politike, më 20:43 15-06-2015 Meta: Patozi ka penguar policinë në Vorë të administrojë provat për Fiqiri Ismailin

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka thënë gjatë emisionit “Tonight” në Ora Neës se deputeti i PD-së Astrit Patozi ka penguar policinë në Vorë për të administruar provat për hetimin e kandidatit Fiqiri Ismaili i akuzuar për tentativë të manipulimit të votave.

Kreu i LSI tha se nuk do të pengonte kurrë hetimet për ndonjë kandidat të ASHE-së, nëse do të ishte nën hetim. Sipas tij, Patozi ka aluduar se kreu i LSI-së ka paguar mediat të transmetojnë reklama gjatë kohës që në Parlament flet Patozi. Meta tha se kandidati i PD në Pogradec ka kërkuar që të garojë nën siglën e LSI-së.

“Në këtë paqartësi që opozita është, po përpiqet të sajojë gjëra të paqena siç ishte rasti më i freskët që kandidatit të PD në Pogradec  i paskan cuar një sms kërcënues. Unë sapo e mora vesh bëra një deklaratë duke kërkuar që të hetohet kjo gjë dhe Basha shkoi në Pogradec dhe thaë që këto gjëra i bën LSI, kur e di shumë mirë ai se kandidati ka shkuar  me PD-në para dy muaj se ka qenë socialdemokrat. Përpara se të shkonte aty, ka ardhur edhe tek mua me të gjitha mënyrat, por ne kishim Diana Milen.

E përmenda këtë rast për të thënë se fitorja jonë në Pogradec është mbi 80%. Ne i urojmë suksese kandidatit të PD, unë i kam kërkuar Tahirit që të hetojë.

Ose marrim një rast tjetër. Vëllai i kandidatit të PD në Vaun e Dejës, z. Zef Hila kishte pasur një konflikt me policinë dhe gjoja kjo ishte e nxitur nga mazhoranca. Ndërkohë që për këtë rast edhe pse prokuroria nuk i verifikoi këto pretendime, u morën masa. Këto janë gjëra të vogla që nuk kanë lidhje me klimën politike dhe elektorale”, tha kreu i LSI, Ilir Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama e quan kandidatin e PD-së Fran Frrokaj, Frrok Frroku, revoltohen qytetarët: Racizëm dhe fyerje për gjithë zonën
Basha: Mora leje për të mbuluar një pjesë të taracës por skadoi në dhjetor »
Article Logic
Execution time: 0.01556396484375
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-patozi-ka-penguar-policine-ne-vore-te-administroje-provat-per-fiqiri-ismailin-13675" }