Meta: PD është në drejtim të paditur, do konflikt politik por mjafton e enjtja në Parlament

Publikuar tek: politike, më 18:07 30-05-2015 Meta: PD është në drejtim të paditur, do konflikt politik por mjafton e enjtja në Parlament

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhet sot në Lezhë në prezantimin e kandidatit të ASHE, Viktor Tushaj. Meta tha nga Lezha se PD jo vetëm që është në drejtimin e gabuar por më keq akoma “është në drejtim të paditur” pasi po tenton të sjellë konfliktin politik në këto zgjedhje lokale.  

 “Për fat të keq PD është në dejtimin e gabuar , madje më keq akoma është në drejtimin e paditur sepse po përpiqet të sjellë konfliktit politik. Nuk ka ç’i duhet një kryebashkiaku të Lezhës, Shëngjinit apo kudo qoftë një konflikt politik. Të gjithëve u ka ardh në majë të hundës nga konflikti në Parlament. Unë e di se sa mesazhe marr të enjteve dhe ju dini se sa telerant dhe zemërgjerë jemi ne, nuk sillemi siç silleshin ata kur ishin në pushtet . Më mirë tolerantë se sa arrogantë por mjafton një e enjte”, është shprehur kreu i LSI i cili theksoi se e vetmja gjë e rëndësishme në këto zgjedhje është bashkëpunimi.

Meta shtoi se projektet për më shumë shërbim dhe punësim për Lezhën dhe Shëngjinin do të realizohen me drejtimin e duhur duke vënë në pah se në koalicionin e ASHE janë 40 parti politike që i bashkon qytetaria, dëshira për progres dhe fryma e bashkëpunimit.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati Bojaxhi: Në Komunën e Parisit, këmbësorët janë të rrezikuar
Fotoja që mërziti Erion Veliajn »
Article Logic
Execution time: 0.017825126647949
array(1) { ["section"]=> string(95) "meta-pd-eshte-ne-drejtim-te-paditur-do-konflikt-politik-por-mjafton-e-enjtja-ne-parlament-12303" }