Meta: Për Berishën kam afeksion, Arta Markun nuk kam arsye ta takoj

Publikuar tek: barometri, më 08:23 29-12-2017 Meta: Për Berishën kam afeksion, Arta Markun nuk kam arsye ta takoj

Presidenti Ilir Meta i ftuar në Opinion ka folur për marrëdhëniet që ka me Kryeministrin Rama dhe figurat e tjera politike.

Ai ka thënë se me Ramën ka një marrëdhënie të institucionalizuar por që ka pasur disa takime vetëm për vetëm. “Kemi folur çështje të ndryshme”- është shprehur Meta. I pyetur se cfarë është diskutuar në takimet e tyre Meta ka thënë se nuk është në emision për të treguar histori por për të folur për çështje të tjera më të rëndësishme.

Për Kryeprokuroren Arta Marku ka thënë se nuk e ka takuar asnjëherë dhe se nuk ka arsye pse të realizohet një takim i tillë.

Për sa i përket ish-Kryeministrit Berisha Meta tha: Është marrëdhënie tjetër, për Berishën kam një afeksion të veçantë”. Sakaq, për marrëdhënien me Bashën është shprehur se ka pasur takime vetëm kur kemi patur çështje për të diskutuar.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17177891731262
array(1) { ["section"]=> string(72) "meta-per-berishen-kam-afeksion-arta-markun-nuk-kam-arsye-ta-takoj-104762" }