Meta për Byronë e Hetimit: LSI e gatshme ta votojë, s’ka rëndësi në varësi të kujt është

Publikuar tek: politike, më 17:23 06-02-2016 Meta për Byronë e Hetimit: LSI e gatshme ta votojë, s’ka rëndësi në varësi të kujt është

Kryeparlamentari Meta ka shprehur gatishmërinë për votimin e Byrosë së Hetimit, pavarësisht se në varësi të kujt është. “LSI është e gatshme ta votojë Byronë e Hetimit, nuk ka rëndësi në varësi të kujt është”, ka thënë kryeparlamentari për News 24.

 Meta ka folur gjithashtu edhe për FMN dhe “Standart and Poor’s” duke e cilësuar si një vlerësim objektiv.

“FMN është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë dhe i qeverisë shqiptare. Vlerësimi i “Standard and Poor’s” tregon që Shqipëria është në rrugën e përmirësimit të performancës së saj ekonomike

Besueshmëria e ekonomisë sonë ndaj investitorëve të huaj i ka të gjitha mundësitë që të rritet më tej dhe shpresojmë që edhe me rritjen e kreditimit në vend, do të kemi zhvillime shumë më pozitive

 “Standard and Poor’s” është një vlerësim objektiv që tregon se programi ynë me FMN-në ka përparuar dhe po jep efektet e tij pozitive”, është shprehur kryetari i Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj u mëson qytetarëve 4 hapat e aplikacionit të ri “Tirana Ime”, çfarë duhet të bëni
Kërcënimi, Ndocaj letër të hapur ambasadorit Lu: Politika shqiptare ka lidhje të forta me krimin »
Article Logic
Execution time: 0.026458978652954
array(1) { ["section"]=> string(92) "meta-per-byrone-e-hetimit-lsi-e-gatshme-ta-votoje-s-ka-rendesi-ne-varesi-te-kujt-eshte-31918" }