Meta: Basha, kryetar formal i PD. Të ketë kujdes. Toma ndryshon versionin sipas interesit

Publikuar tek: politike, më 11:38 03-03-2015 Meta: Basha, kryetar formal i PD. Të ketë kujdes. Toma ndryshon versionin sipas interesit Ilir Meta

Flet Ilir Meta në lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi, kundër tij. Meta thotë se Tom Doshi e ka ndryshuar versionin e atentatit përgatitur për të sipas interesit dhe këshillon Bashën që të ketë kujdes nga akuzat e Doshit.

 “Unë pjesën serioze e kam konsumuar prej muajsh, sipas versionit të deputetit në fjalë, i bërë publik nga shumë persona të tjerë me përgjegjësi institucionale, se ndaj tij po përgatitej një atentat ku porositësi dhe kryesuesi ishte kunati i Zotit Berisha, Agim Ramaj, që do paguante 500 mijë euro për Doshin dhe Fufin, me qëllim destabilizimin e vendit duke krijuar alibinë që në këtë çështje ishte përfshirë edhe kryetari i Kuvendit. Unë jam takuar me ministrin e Brendshëm dhe prokurorin e Përgjithshëm dhe kam kërkuar marrjen e masave për zbardhjen e kësaj historie. Deri dje i vetmi person që ka penguar zbardhjen resultulton deputeti Tom Doshi. Veprimet e mia kanë qenë të përgjegjshme. Është e drejtë e deputetit në fjalë t’i ndërrojë deklarimet çdo 6 muaj. Unë nuk e di se kush është interesi i tij. Ai duhet të ekspozojë gjithë faktet e tij, gjithçka që disponon. Nuk ekziston asnjë fakt apo dëshmitar që mund të provojë implikimin e kryetarit të Kuvendit. Por janë dëshmitarë që konfirmojnë Agim Ramën.’’, tha sot Meta.

Meta ka thënë se nuk habitet aspak nga akuzat e djeshme, sidomos pas përjashtimit të Doshit. Por Meta thotë se nuk mund ta fshehë zhgënjimin për garën e shpërthyer në PD.

“Nuk mund ta fsheh zhgenjimin tim për garën e shpërthyer, në garën e opozitës, mes kryetarit aktual dhe formal. Është e drejta e tyre të zgjedhin atë si symbol të luftës kundër krimit, të vërtetës.  Një këshillë për kryetarin formal: të jetë I kujdesshëm se zoti Doshi ka gjithmonë një atentat në mendje, por i ndryshon porositësit. Dje ishte kunati i Berishës, sot unë, nesër kryetari i  Partisë Demokratike.’’, theksoi më tej Meta.

Sipas asaj që theksoi kreu I Kuvendit, reagimin për këtë çështje e ka bërë 6 muaj më parë, ku ka kërkuar hetime dhe marrjen në mbrojtje të deputetëve. J”am për t’ju thënë juve dhe opinionit publik se pjesën serioze e kam konsumuar prej 5-6 muajsh. Kam kërkuar hetime dhe marrjen në mbrojtje të deputetëve’’, përfundoi Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Lojë kumbarësh kujt t’i puthin dorën, Don Ramës a Don Metës. Meta të dorëhiqet, Rama jo alibi me dekriminalizimin
Akuzat e Doshit/ Basha: Meta të dorëhiqet, Rama dëshmitar në krim »
Article Logic
Execution time: 0.1335461139679
array(1) { ["section"]=> string(68) "meta-per-doshin-nuk-ka-deshmitare-qe-te-provojne-implikimin-tim-4855" }