Meta për koalicionin PS-PD: Ja çfarë i thashë Ramës

Publikuar tek: politike, më 22:24 29-01-2016 Meta për koalicionin PS-PD: Ja çfarë i thashë Ramës

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar diskutimet me kryeministrin Edi Rama për një koalicion të mundshëm të PS me PD. Meta theksoi se i ka kërkuar Ramës të jetë i qartë në këtë çështje dhe nëse ai kërkon një koalicion me PD-në, atëherë LSI-ja është e gatshme të dalë në opozitë.

“Ramës i kam thënë se nëse mendon se me PD-në mund të bësh koalicion për të realizuar reformat më mirë, atëherë unë e respektoj, të jap dorën dhe kaloj në opozitë, për ta drejtuar atë. Sigurisht që ne do të mbeshtesim reformat që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ai.

Meta ka hedhur poshtë aludimet se ndaj Ramës mund të organizohet një mocion mosbesimi në rast se nuk kalon reforma në drejtësi. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Meta ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto pretendime, ndërsa ka theksuar se reforma në drejtësi do të kalojë.

“Sigurisht që nuk ka asnjë mocion mosbesimi ndaj Ramës. Reforma në drejtësi do të kalojë dhe do të kalojë sepse këtë e do populli shqiptar”, tha ai.

Sa i përket akuzave në aferën CEZ-DIA, Meta i konsideroi si një operacion mafioz dhe mediatik, parpa të cilit qëndrojnë faktorë që nuk duan stabilitetin politik të Shqipërisë.

“Ka qenë një operacion mafizo, politik, financiar e mediatik. Shqetesimi im i vetëm në këtë çështje ka qenë që Shqiperia mos të humbasë 130 milionë euro në arbitrazh. Se kush qëndron prapa sulmeve është çështje e institucioneve jo e kreut të Kuvendit. Nuk dua të mbeshtetem në teori konspirative, por kjo çështje e ka një konspiracion. Konspiracioni mbështetet nga ata faktorë që nuk e duan stabilitetin politik në vend. Nuk e besoj variantin  që Soros është i përfshirë, por ka elemente sorosiane që kanë punuar ashpër për koalicionin PD-PS. Këto akuza, shqiptarët i dënojnë me votë. Nuk do hap gjyq ndaj askujt sepse gjyqin më të mirë e bën populli me votë”, u shpreh Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i ish-ministrit Ksera, Veliaj e paditi 1 muaj përpara se të linte ministrinë
“PS e Ramës rikthehet te PPSH e Enver Hoxhës” »
Article Logic
Execution time: 0.019231081008911
array(1) { ["section"]=> string(56) "meta-per-koalicionin-ps-pd-ja-cfare-i-thashe-rames-31294" }