Meta për raportin me Ramën: Është i qëndrueshëm dhe parimor

Publikuar tek: politike, më 21:53 05-01-2016 Meta për raportin me Ramën: Është i qëndrueshëm dhe parimor

Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë intervistës për ‘Studio e Hapur’ në News 24 ka folur për dekriminalizimin, për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore.

Meta ka shuar zërat për marrëdhëniet e ngrira me kryeministrin Rama, duke theksuar se marrëdhëniet me të janë të qendrueshme e bashkëpunuese. Gjithashtu kreu i Kuvendit deklaroi se emri i tij nuk është përmendur nga avokatët e qeverisë shqiptare në raportin për çështjen e shumëpërfolur CEZ-DIA, të cilin e quajti organizim mafioz, kriminal, mediatik. Madje sipas kreut të Kuvendit, emri i tij në këtë çështje ishte spekulim, që erdhi pas rezultatit që pati LSI në zgjedhjet e fundit lokale.

Ku e kaluat Vitin e Ri?

Në Shqipëri me familjen time. Është një rast i mirë ai i ndërrimit të viteve, intensiteti i punës bie dhe ke kohë të qëndrosh më shumë me ata që do, fëmijët dhe bashkëshorten

I keni munguar publikut në studio televizive keni që në fushatë, pse kjo distancë?

Nëse është mungesë e gjatë dhe që ka rënë në sy do bëjmë një lloj autokritike por kemi qenë vazhdimisht në komunikim me mediat e gazetarë, me konferenca shtypi. Nëse ka ndodhur ka qenë shkak i një axhende të ngarkuar dhe me udhëtime dhe jashtë vendit. Ju kërkoj falje për vonesën.

Ideja e përgjithshme për 2015-ën, u përfshitë në disa çështje të vështira, si çështja Doshi dhe CEZ. Si ka qenë viti që lamë pas i vështirë, i mbrapsht apo luftarak?

Çdo vit për mua është impenjativ, angazhimet e mia kanë qenë të mëdha. Ka qenë një vit i zakonshëm për mua.

Individualisht kam qenë target që në 2002 kur më është hequr imuniteti dhe në vijimësi. Çdo politikan duhet të ballafaqohet me të gjitha sfidat dhe vështirësitë.

Janë 23 vjet që ju nuk mungoni parlamentit të Shqipërisë… LSI po kërkon ndryshime në qeveri?

Teza e ndryshimeve në qeveri fillon që ditën e parë sa qeveria betohet. Kështu që nuk më çudit, kjo tezë. Është interesante për të mbushur gazetat.

Keni takuar ministrat tuaj sot, cilat kanë qenë arsyet?

Kam takuar vetëm Ministren e Integrimit, nuk e di të kem takuar ministra të tjerë. Nuk është e saktë. Edhe nëse takohem, kjo është një gjë normale, por nuk është e vërtetë që kam pasur një takim të posaçëm me ministrat e LSI.

Impulset e reja janë të domosdoshme, por nuk i shohim njësoj impulset. Gjithmonë ka vend për përmirësime. Edhe kryeministri vetë është i interesuar. Nuk e besoj se vetë ministrat janë vetë të lumtur e të kënaqur.

Ju mendoni se do të ishte mirë të kishte një rifreskim?

Mendoj se ka gjithmonë vend për rifreskim, është çështje që i takon kryeministrit.

Është e vërtetë se marrëdhëniet mes jush e zotit Rama janë si të ndera?

Është njësoj si çështja e ndryshimeve. Janë të qëndrueshme e parimore e bashkëpunuese.

Si po bashkëpunoni, sepse ka zëra se koalicioni nuk funksionon normalisht?

Nuk jam këtu për t’u marrë me të gjithë zërat.

A mendoni ju siç përflitet, se pas sulmeve sidomos për çështjen CEZ-DIA, qëndron zoti Rama? Kështu është komentuar, të paktën edhe raporti i avokatëve të qeverisë…

Nuk e di se çfarë thoshte publikimi i avokatëve të qeverisë, është bërë shumë zhurmë. Ka patur përpjekje për të shpërndarë shumë mjegull, ju nuk i jeni referuar fakteve konkrete. Nuk është përmendur emri im asnjëherë nga avokatët. Ata kanë dhënë edhe një sqarim me shkrim, duke e bërë të qartë që nuk e kanë përmendur emrin tim. Ish-kryeministri është i saktësuar, por nuk është Ilir Meta. Dikur ka qenë i akuzuar për çështje të caktuara, çështje e tij. Ka qenë një organizimi mafioz, kriminal, mediatik por kompania nuk e ka përmendur emrin tim.

E ka përmendur zoti Hajsek…

Edhe kjo është tërësisht e pavërtetë. E ka shprehur zoti Berisha në parlament. Deklarata e zotit Hajsek është e verifikueshme. Marrëdhëniet me CEZ i ka patur shumë përpara se zoti Meta të kishte detyrat. Merrni dëshminë dhe ta lexojmë. Kështu tha edhe zoti Berisha, por doli që zoti Berisha të kishte emrin. Ai gjithmonë i referohet ambasadorit. Ti referohemi fakteve jo spekulimeve?

Kush spekulon?

Spekulojnë të gjithë. Është shumë normale. Zgjedhjet e fundit treguan rritje të LSI-së. Unë jam kreu i LSI-së, kjo rritje nuk i bën të lumtur të gjithë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hila i përgjigjet Ngjelës: Lëre të qetë ambasadorin Lu. Publikon listën e tij për të korruptuarit e Shqipërisë
“21 Janari”, rihapet hetimi për Burgajn dhe Kuliçajn »
Article Logic
Execution time: 0.021481037139893
array(1) { ["section"]=> string(64) "meta-per-raportin-me-ramen-eshte-i-qendrueshem-dhe-parimor-29231" }