Meta për videot e dhunës: Të merren masa për të mos dëmtuar integritetin e policisë

Publikuar tek: politike, më 12:59 21-02-2015 Meta për videot e dhunës: Të merren masa për të mos dëmtuar integritetin e policisë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur nga Pusteci për dy videot e dhunës së policisë ndaj qytetarëve të publikuara dje në media. Meta është distancuar nga ngjarjet duke i konsideruar veprimet e policëve si të papranueshme.

AI ka kërkuar që të merren masat e nevojshme për të mos dëmtuar integritetin e Policisë së Shtetit.

"Distancohem nga aktet e dhunës. Policët kanë kryer veprime të papranueshme ndaj qytetarëve. Intergriteti i policisë nuk mund të dëmtohet nga njerëz të përgjegjshëm, ndaj duhet të merren masat e nevojshme. Ministria e Brendshme ka marrë masat duhura ndaj këtyre policëve”, ka deklaruar Meta.

Kreu i Kuvendit i bëri këto deklarata gjatë vizitës në Bashkinë e re të Pustecit, ku është takuar me banorët e zonës për të diskutuar rreth problematikave që ka ky komuniet.

Meta tha se Pusteci do të jetë Bashkia më e re e më e vogël në Shqipëri dhe se do të punohet më shumë përmirësimin e jetës së qytetarëve atje. Ai  e ka konsideruar zonën dhe komunitetin e Pustecit si një pasuri për vendin tonë.

Pusteci është zonë e banuar kryesisht nga minoriteti maqedonas që jetonë në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani: Policia, luftë me qytetarët dhe paqe me kriminelët
Berisha: Veliaj i harxhoi për dasmë majë kalasë paratë e vogëlushes Pamela »
Article Logic
Execution time: 0.015897989273071
array(1) { ["section"]=> string(87) "meta-per-videot-e-dhunes-te-merren-masa-per-te-mos-demtuar-integritetin-e-policise-4024" }