Meta për vizitën e Presidentit të Konsujve të Nderit në Shqipëri: Ka rëndësi ekonomike

Publikuar tek: politike, më 16:29 18-04-2015 Meta për vizitën e Presidentit të Konsujve të Nderit në Shqipëri: Ka rëndësi ekonomike Meta në takimin me Presidentin e Konsujve të Nderit

Kreu i Kuvendit Meta u takua sot ( e shtunë, 18 prill) me Presidentin e Konsujve të Nderit Wolfgang Breitenhaler në kuadër të aktivitetit të Konsujve në Shqipëri duke  theksuar rëndësinë e takimit për  diplomacinë ekonomike dhe forcimin e shkëmbimeve tregtare.

 “Për një vend të vogël si Shqipëria, aktiviteti i konsujve te nderit merr një domethënie të veçantë jo vetëm  në përfaqësimin diplomatik, por edhe në drejtim të intensifikimit të shkëmbimeve tregtare me ato vende ku përfaqësimi diplomatik është më i limituar”, tha Meta.

Meta gjithashtu  theksoi se Kuvendi inkurajon të tilla aktivitete që shërbejnë për plotësimin e prioriteteve të Shqipërisë. “Kuvendi inkurajon një përfaqësim dhe aktivitet sa me cilësor të të gjithë Konsujve te Nderit, ne shërbim te prioriteteve zhvillimore te Shqipërisë dhe të fqinjëve tanë ne rajon”, tha Kryetari i Kuvendit.

Wolfang Breitenhaler është presidenti i Federatës Evropiane Të Konsujve të Nderit dhe takimi me Shqipërinë zhvillohet në kuadër të takimeve të bordit të kësaj federate e cila zhvillohet edhe në Shqipëri.

Presidenti Breitehaler nga ana e tij shprehu besimin se bashkëpunimi me Konsujt e Nderit ne Shqipëri i shërben procesit te integrimit evropian te vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Genc Deromemaj përballë Dritan Lelit e e Vasil Bedinës për Bashkinë e Vlorës
Fadil Brazhda përballë Kastriot Gurrës për Bashkinë e Librazhdit »