Meta përplaset me Brahon: Deklarata e tij kontraditore me formimin, mos bëjë skupe po t’i drejtohet drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 12:00 18-09-2015 Meta përplaset me Brahon: Deklarata e tij kontraditore me formimin, mos bëjë skupe po t’i drejtohet drejtësisë

Kreu i Kuvendit Meta përplaset me kreun e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Kjo vjen pas deklaratës së Brahos në Komisionin e Dekriminalizimit ku tha për testin e drogës “drogë përdorin si nga ju, si nga ne” duke nënkuptuar të dyja palët. Meta tha se deklarata e Brahos është në kontraditë me formimin që ai ka, ndërsa i sugjeroi t’i drejtohet drejtësisë në rast se njeh deputetë përdorues të drogës.

“Zoti Braho është zoti Braho, unë kam respekt për përvojën e tij do doja të kisha respekt edhe për formimin e tij juridik por deklarata e tij e fundit m’u duk në kontraditë me formimin e tij.

Se është e lehtë për të bërë skupe për të shtuar mjegull në politikën shqiptare por rruga më e vështirë është ti drejtohen drejtësisë. Unë do e këshilloja kur ka të dhëna të tilla të ndjekë rrugën e drejtësisë”, tha kreu i kuvendit, njëkohësisht edhe kreu i LSI Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu: Në Shqipëri duhet të paguash për të marrë drejtësi
Akuzat për 2 vrasje në raportin e OSBE? Meta: Janë thashetheme, ambasadori kërkoi falje »
Article Logic
Execution time: 0.023176908493042
array(1) { ["section"]=> string(114) "meta-perplaset-me-brahon-deklarata-e-tij-kontraditore-me-formimin-mos-beje-skupe-po-t-i-drejtohet-drejtesise-21086" }