Meta përshendet rezolutën e PE: Mesdheu zonë e zhvillimit, jo vijë kufitare vdekjeprurëse

Publikuar tek: politike, më 14:12 30-04-2015 Meta përshendet rezolutën e PE: Mesdheu zonë e zhvillimit, jo vijë kufitare vdekjeprurëse

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur rezolutën e Parlamentit Evropian mbi krizën humanitare të Mesdheut votuar dje me shumicë dërrmuese votash.

Nëpërmjet një deklarate Kuvendi i Shqipërisë ka inkurajuar koordinimin e  një aksioni më të integruar dhe më të fortë mes vendeve anëtare, kandidate dhe partnere të Bashkimit Evropian për marrjen e masave të menjëhershme dhe efikase, me qëllim parandalimin e kësaj plage të dhimbshme të Mesdheut, e cila kërcënon të marrë me qindra mijëra jetë të tjera njerëzish të pafajshëm në nevojë dhe viktima të rrjeteve të rrezikshme trafikantësh në hapësirën tonë Evropiane.

Meta në deklaratë shprehet se Shqipëria e sheh hapësirën mesdhetare si një zonë zhvillimi social e bashkëpunimi ekonomik dhe dhe jo një vijë kufitare vdekjeprurëse. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Hapja e dosjeve”, Halimi: Gjyqtari i komunizmit sot është anëtar i KLD-së
Patozi: Procesi i hapjes së dosjeve të nisë nga parlamenti i mbushur me kriminelë »
Article Logic
Execution time: 0.054407835006714
array(1) { ["section"]=> string(93) "meta-pershendet-rezoluten-e-pe-mesdheu-zone-e-zhvillimit-jo-vije-kufitare-vdekjeprurese-10075" }