Meta përshëndet vendimin e NATO-s për Malin e Zi: Historik

Publikuar tek: politike, më 12:12 02-12-2015 Meta përshëndet vendimin e NATO-s për Malin e Zi: Historik

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndet vendimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) për të ftuar Malin e Zi të hapë negociatat e anëtarësimit.

Kryetari i Kuvendit përshëndet vendimin konsensual të Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ftuar Malin e Zi në gjirin e Aleancës tonë, duke e cilësuar ftesën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim si një vendim historik dhe si një konfirmim të politikës së dyerve të hapura të NATOs në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe të mbrojtjes së vlerave demokratike të vendeve të rajonit tonë.

 “NATO dje konfirmoi vendin e natyrshëm të Malit të Zi. Kjo është një ditë e mirë për Aleancën tonë dhe për të gjithë rajonin. Urime edhe një herë popullit mik malazez dhe mirëpresim kontributin e fqinjit tonë në gjirin e familjes së vendeve demokratike euro-atlantike”, shprehet kreu i Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debat në Durrës, LSI bashkon votat me PD, hedhin poshtë kërkesën e PS për taksën e ujit
Rinis çlirimi i hapësirave publike në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.022232055664062
array(1) { ["section"]=> string(63) "meta-pershendet-vendimin-e-nato-s-per-malin-e-zi-historik-26778" }