Meta: Pjesëmarrja e femrave në politikë, ndihmon procesin e dekriminalizimit

Publikuar tek: politike, më 17:01 10-04-2015 Meta: Pjesëmarrja e femrave në politikë, ndihmon procesin e dekriminalizimit

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LRI-së, se pjesëmarrja e femrave në politikë dhe institucione ndihmon procesin e dekriminalizimit. Sipas Metës, rritja numrit të femrave në politikë, sjell një kulturë të re dhe një standard të rri jashtë arrogancës së politikanëve primitive.

Kreu i LSI-së u shpreh se për legjislaturën e ardhshme Kuvendi duhet të ndjek shembullin e këtyre zgjedhjeve lokale ku në Këshillat Bashkiakë do të ketë barazi ndaj femrave dhe meshkujve.

“Zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të jenë historike edhe për një arritje tjetër, për luftën për barazinë gjinore dhe për herë të parë do të kemi në Këshillat Bashkiak një barazim të femrave dhe meshkujve, e cila është një arritje pozitive dhe shpresoj të jetë një shembull edhe për Parlamentin e ardhshëm, pasi kjo është rruga e integrimit, modernizimit dhe ecjes më shpejtë drejt një shoqërie europiane. Është rruga e përgjigjes më të mirë për dekriminalizimin e politikës, pasi pjesëmarrja më e madhe e vajzave në institucione sjell një kulturë të re dhe një standard të rri jashtë arrogancës dhe dhunës së politikanëve primitive”, ka thënë Meta.

Meta ka vlerësuar punën e qeverisë të bërë gjatë këtyre viteve, duke theksuar se reformat e ndërmarra do të sjellin qëndrueshmëri në Shqipëri. Kreu i Kuvendit ka mbështetur gjithashtu të rinjtë e LSI-së, të cilët sipas tij janë një shembull për simotrat e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Bojaxhiu: Ndotja në Tiranë dhe mungesa e parkingjeve, probleme madhore
Bushati: Kemi dhënë “besën” për mosndryshim kufinjsh në rajon »
Article Logic
Execution time: 0.014939069747925
array(1) { ["section"]=> string(79) "meta-pjesemarrja-e-femrave-ne-politike-ndihmon-procesin-e-dekriminalizimit-8391" }