Meta premton në Vorë: Brenda 2017-ës nuk do ketë grua dhe vajzë të pa punë

Publikuar tek: politike, më 14:58 13-05-2015 Meta premton në Vorë: Brenda 2017-ës nuk do ketë grua dhe vajzë të pa punë

“Ne jemi këtu për këtë gjë që t’u japim fjalën që deri në 2017-n nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës nëse do të punojë”, kështu është shprehur kreu i LSI Meta gjatë një takimi me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Vorë, ku bëri edhe prezantimin e kandidatit Luan Sallaku për këtë bashki.

Meta vlerësoi forcën e gruas në shoqërinë shqiptare duke shtuar se mazhoranca PS-LSI, falë vullnetit të mirë arriti që të miratonte dhe ndryshimet ligjore për një përfaqësim të barabartë të femrave edhe në jetën publike.

“Unë besoj se edhe iniciativat që janë ndërmarrë, edhe fakti që për herë të parë u bë me ligj në Parlament që 50 për qind të listave të këshillave bashkiake të përbëhen nga gra dhe vajza dhe 50  për qind nga burrat, është një tregues i vendosmërisë sonë për të realizuar sa më shpejt barazi të plotë gjinore kudo. Në të ardhmen do të punojmë që edhe në Parlament të bëhet kjo gjë”, tha kreu i LSI i cili theksuar fuqinë e aleancës afatgjatë e cila sipas Metës nuk është vetëm në funksion të zgjedhjeve. Kreu i LSI zhvilloi një takimk edhe me strukturat e kësaj partie në komunën Bërxull.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdogan: Në Shqipëri ndjehem si në shtëpi, Rama mik i shtrenjtë
Braçe në mbrojtje të Ramës: Mos duhet t’ju thotë të votoni PD-në?! »
Article Logic
Execution time: 0.023550987243652
array(1) { ["section"]=> string(79) "meta-premton-ne-vore-brenda-2017-es-nuk-do-kete-grua-dhe-vajze-te-pa-pune-11071" }