Meta pret Ahmetin: Të forcojmë bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës

Publikuar tek: politike, më 13:27 16-03-2016 Meta pret Ahmetin: Të forcojmë bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta priti Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta priti sot Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.

 Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel vendor, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe sqaron ngjarjen mes Kokëdhimës dhe Ruçit në PS
Një foto sa mijëra fjalë. Edi Rama flet, Mimoza Hafizi duarkryq, 3 deputetë e 1 ministër e duartrokasin fuqishëm »
Article Logic
Execution time: 0.085084915161133
array(1) { ["section"]=> string(76) "meta-pret-ahmetin-te-forcojme-bashkepunimin-mes-tiranes-dhe-prishtines-35248" }