Meta pret ambasadorin e Austrisë: Marrim në konsideratë ekspertizën e kompanive austriake

Publikuar tek: politike, më 13:07 20-04-2016 Meta pret ambasadorin e Austrisë: Marrim në konsideratë ekspertizën e kompanive austriake

Meta pret në Kuvend ambasadorin e Austrisë në Tiranë Johann Sattler. ‘’Marrim në konsideratë ekspertizën e kompanive austriake’’, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Austrisë, theksoi se Kuvendi, duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe eksperiencën e kompanive austriake, mbështet rritjen e investimeve austriake në vend.

Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler shprehu kënaqësinë për fillimin e detyrës së re në Tiranë dhe u shpreh se mbeten ende shumë potenciale ekonomike, tregtare e kulturore që duhen shfrytëzuar, aktivitete për të cilat Ambasada do të punojë fort në bashkëpunim me aktorët qeveritare dhe jo-qeveritarë të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vlerësoi mbështetjen austriake në avancimin e të gjitha reformave kyçe që i shërbejnë zhvillimit institucional dhe ekonomik të vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U akuzua se liroi vëllain e kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu: Ju dhëntë zoti shëndet se trutë ju paskan lënë
Luçiano Boçi: Gjykata vendosi pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Sporteve, Ministria nuk e zbaton »
Article Logic
Execution time: 0.060662984848022
array(1) { ["section"]=> string(94) "meta-pret-ambasadorin-e-austrise-marrim-ne-konsiderate-ekspertizen-e-kompanive-austriake-38168" }