Meta pret anëtarin e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestagun Gjerman, Hahn: Do ju mbështesim në antarësimin tuaj në BE

Publikuar tek: politike, më 11:29 08-03-2016 Meta pret anëtarin e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestagun Gjerman, Hahn: Do ju mbështesim në antarësimin tuaj në BE

Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në antarësimin në Bashkimin Europian sipas të thënave të anëtarin e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestagun Gjerman, Florian Hahn. Ai është takuar sot me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për të përforëcuar bashkëpunimin rajonal me BE-në dhe Gjermaninë.

“Ne po punojmë për të ardhmen por njëkohësisht edhe për të përmirësuar klimën e biznesit në vendin tonë dhe për të tërhequr investime të huaja, gjermane. Kemi diskutuar për situatën në rajon për të përforëcuar bashkëpunimin rajonal me BE dhe Gjermaninë për përballimin e sfidave të reja. Edhe përballimi i refugjatëve që është një shqetësim serioz:, ka thënë pas takimit, Ilir Meta.

Anëtari i Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Florian Hahn ka mbështetur nga ana e tij antarësimin e Shqipërisë në BE: “Ne do ju mbështesim në antarësimin tuaj në BE. Shohim se po bëni shumë reforma që janë të domosdoshme në këtë process. Në këtë drejtim do ju mbështesim sidomos me reformimin e sistemit të drejtësisë.

Shqipëria është factor stabilizues në rajon, ne këtë e dimë dhe u jemi shumë mirënjohës. Duhet të punojmë më shumë së bashku jo vetëm sa I përket krizës së refugjatëve, por edhe në aspektin ekonomik. Të ketë më shumë punë për njerëzit në Shqipëri. Faliminderit për mikëpritjen tuaj, dhe miqësinë tuaj”, ka thënë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta komenton rebelimin e Spartak Brahos: Nuk është hera e parë. LSI nuk çedon!
Gramoz Ruçi: Edi Rama na i mori shpirtin ne burrave të Partisë Socialiste… »
Article Logic
Execution time: 0.019495964050293
array(1) { ["section"]=> string(121) "meta-pret-anetarin-e-komisionit-te-mbrojtjes-ne-bundestagun-gjerman-hahn-do-ju-mbeshtesim-ne-antaresimin-tuaj-ne-be-34546" }