Meta pret fëmijët në Kuvend, ata e rrethojnë me dashuri (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 12:26 18-12-2015 Meta pret fëmijët në Kuvend, ata e rrethojnë me dashuri (FOTO)

Meta pret fëmijët në Kuvend, teksa ata e rrethojnë plot me dashuri. Një moment i veçantë për korridoret e Parlamentit që zakonisht gumëzhijnë nga debatet e politikanëve, madje edhe nga sherret e tyre.

Por sot gjithçka ka qenë e paqtë, e fëmijët shqiptarë nuk mund të dhurojnë veçse paqe.

Të gjithë ata i kanë dhuruar kryetarit të Kuvendit punimet e tyre e ndërsa ai u ka premtuar se do të bëjë më shumë për ta.

“Mendoj se kujdesi ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje, për më shumë dashuri, për më shumë integrim është një detyrë e pashmangshme dhe mjaft e domosdoshme për ne. Është e rëndësishme që jo vetëm të bëjmë ligje sa më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve, por njëkohësisht të jemi sa më pranë të gjitha këtyre komuniteteve, për tu njohur me problematikat e tyre dhe për ti ndihmuar me të gjitha mundësitë tona edhe si parlament, edhe si qeveri, edhe si institucione’’, tha Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tatimet 11 miliardë lekë dëm shtetit, por Rama i shpërblen me 6 paga
‘’Pres me padurim të shoh kush janë kriminelët, SHQUP-i numëroi 19. Në janar momenti i së vërtetës’’, Rama flet për dekriminalizmin »
Article Logic
Execution time: 0.017443180084229
array(1) { ["section"]=> string(65) "meta-pret-femijet-ne-kuvend-ata-e-rrethojne-me-dashuri-foto-28072" }