Meta pret ministren e Mbrojtjes së Gjeorgjisë

Publikuar tek: politike, më 18:18 16-12-2015 Meta pret ministren e Mbrojtjes së Gjeorgjisë

Kryetari i Kuvendit ka pritur sot në një vizitë ministren e Mbrojtjes së Gjeorgjisë  Znj. Tinatin Khidasheli. Meta me Khidashelin biseduan mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë dhe mbi aspiratat euro-atlantike të Gjeorgjisë.

 Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke sjellë në kujtesë vizitën e tij mbresëlënëse në Tbilisi gjatë këtij viti, shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, me fokus të veçantë në intensifikimin e shkëmbimeve ndërparlamentare.

 Në këtë drejtim, Meta rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, si dhe për aspiratat e saj euro-atlantike, duke theksuar se kjo i shërben paqes, stabilitetit dhe parametrave të sigurisë në rajonin e Kaukazit. Në këtë drejtim, Meta vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë do të evidentohet edhe gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO, që do të zhvillohet në Tiranë gjatë pranverës së vitit 2016.

 Ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Tinatin Khidasheli, shprehu kënaqësinë e vizitës së saj në Tiranë, si dhe mirënjohjen për mbështetjen shqiptare në kuadër të aspiratave për integrim të Gjeorgjisë në NATO.

 Meta ripërsëriti kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e qëndrimit të Gjeorgjisë ndaj shtetit të Kosovës dhe shtoi se si rajoni i Kaukazit, ashtu edhe rajoni i Ballkanit, kanë nevojë për më tepër siguri dhe më shumë stabilitet, në interes të zhvillimit ekonomik të popujve të tyre.

U ra dakord që të përshpejtohet procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe dhe të intensifikohen përpjekjet për rritjen e fluksit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banorja-Ramës: Vërtet vij nga Alpet, por u bëra me shtëpi në Tiranë
Fjala e Ramës shoqërohet me duartrokitje dhe ja cili moment ngacmoi mësuesit »
Article Logic
Execution time: 0.1883659362793
array(1) { ["section"]=> string(51) "meta-pret-ministren-e-mbrojtjes-se-gjeorgjise-27926" }