Meta pret në Kuvend kryetarin e Asamblesë së Algjerisë, Khelifa

Publikuar tek: politike, më 15:31 19-02-2016 Meta pret në Kuvend kryetarin e Asamblesë së Algjerisë, Khelifa

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti kryetarin e Asamblesë Popullore Kombëtare të Algjerisë Mohamed Larbi Ould Khelifa.

Meta theksoi se Shqipëria dhe Algjeria duhet të intensifikojnë shkëmbimet dypalëshe, si në planin politik, ashtu edhe në planin ekonomik e tregtar duke vënë në dukje marrëdhëniet shumë miqësore mes dy popujve. Në këtë drejtim, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe avancimi me plotësimin e kuadrit ligjor, veçanërisht në drejtim të mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve.

Khelifa shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në punimet jubilare të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj asambleje si një platformë dialogu dhe bashkëpunimi për adresimin e sfidave me të cilat përballen vendet mesdhetare, veçanërisht në drejtim të sigurisë dhe forcimit të stabilitetit.

Në përfundim, dy kryeparlamentarët ranë dakord për krijimin e grupeve respektive parlamentare të miqësisë dhe për nxitjen e qeverive respektive në intensifikimin e përpjekjeve të tyre në interes të shtimit të kontakteve dhe marrëdhënieve dypalëshe.

“Kemi potencial të rëndësishëm jo vetëm njerëzor, por edhe mundësish për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve tona. Shumë të rinj nga Shqipëria kanë studiuar në Algjeri në të kaluarën.

Njëkohësisht jam i bindur se sfidat me të cilat ndeshet edhe rajoni ynë i përbashkët i Mesdheut i afrojnë të dy vendet akoma më shumë, dhe në këtë drejtim, besoj se shumë shpejt do të kemi zhvillime të reja në marrëdhëniet tona.

Kemi rënë dakord për të krijuar së shpejti në ditët në vijim grupet e miqësisë në të dy parlamentet tona, të forcojmë kontaktet midis përfaqësuesve tanë parlamentarë në të gjithë organizatat parlamentare ndërkombëtare dhe rajonale, të çojmë përpara, të nxisim disa marrëveshje në proces midis dy qeverive dhe vendeve tona”, tha Meta pas takimit.

Kurse Khelifa u shpreh:

“Ishte kënaqësi e imja të takoja sot Kryetarin e Kuvendit dhe ishte gjithashtu një kënaqësi të vija këtu në Shqipëri për të marrë pjesë në 10-vjetorin e PAM.

Algjeria dhe Shqipëria janë dy vende mike që kurrë nuk kanë pasur probleme gjatë gjithë historisë. Për shkak të historisë së marrëdhënieve njerëzore dhe gjithashtu për shkak të një numri shqiptarësh që studiojnë në Algjeri, shpresojnë se marrëdhëniet tona diplomatike do të forcohen më tej dhe ne do të koordinojnë pozicionet tona në mënyrë që të përballojmë ato që po ndodhin në Mesdhe, sfidat e kërcënimet.

Shpresojmë se Kryetari i Kuvendit do të zhvillojë një vizitë në Algjeri në Parlamentin Algjerian dhe kjo do të jetë një shenjë e marrëdhënieve tona tradicionale dhe urojmë prosperitet dhe siguri për të gjithë shqiptarët.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi:Historia fetishizohet e hiperbolizohet, manipulohet nga politika.E kam shmangur faktin që jam student i grevës
Qeveria kërcënon hapur Presidentin: Nëse nuk dekreton Ahmetajn, shkarkohet nga detyra »
Article Logic
Execution time: 0.022587060928345
array(1) { ["section"]=> string(68) "meta-pret-ne-kuvend-kryetarin-e-asamblese-se-algjerise-khelifa-33011" }