Meta pret përfaqësuesit e Investitorëve Maqedoni-Shqipëri-Kosovë: ‘’Ekonomitë tona komplementare, jo konkurrente’’

Publikuar tek: politike, më 15:33 16-03-2016 Meta pret përfaqësuesit e Investitorëve Maqedoni-Shqipëri-Kosovë: ‘’Ekonomitë tona komplementare, jo konkurrente’’

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim përfaqësues së Zyrës Ndërkombëtare të Investitorëve Maqedoni-Shqipëri-Kosovë  “Ekonomitë tona janë komplementare, jo konkurrente ‘’, deklaroi Meta.

Gjatë bashkëbisedimit me komunitetit e biznesit maqedonas, z. Meta tha se gjithçka që mund të bëjë Kuvendi, Qeveria dhe komuniteti i biznesit për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, është jo vetëm në interesin e biznesit, por mbi të gjitha të ekonomive të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

Kryetari i Kuvendit theksoi se për shkak të globalizimit, konkurrenca ka kaluar nga niveli kombëtar në rajonal dhe se shmangia e shumë barrierave na ndihmon që të krijojmë një ekonomi të përbashkët rajonale për të qenë konkurrues në tregjet globale. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit deklaroi se rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimi ndihmon vendet tona të përfarojnë standardet dhe legjislacionin me normat dhe standardet e BE-së.

“Në këto periudha të mbushura me sfida që vijnë edhe për shkak të globalizimit, është e rëndësishme të kuptojmë që nuk konkurrojmë më me njëri-tjetrin, pra ekonomi kombëtare me ekonomi kombëtare apo ekonomi lokale me ekonomi lokale, por konkurrohet në nivel rajonal, kështu që rritja e shkëmbimeve me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, respektimi i rregullave të cilat na ndihmojnë të përafrojmë standardet dhe legjislacionin tonë me atë të BE-së, heqja edhe shmangia e shumë barrierave të panevojshme na ndihmon që të krijojmë një ekonomi të përbashkët rajonale, e cila të ketë mundësi të konkurrojë dhe jo vetëm të tërheqë investime të huaja në mënyrë të suksesshme, por edhe të eksportojë, çka është shumë e rëndësishme”, kreu i Kuvendit

Më tej, Kryetari i Kuvendit shkëmbeu mendime edhe për situatën politike në vendin fqinj, teksa shprehu besimin se zgjedhjet e 5 qershorit do të jenë një mundësi e mirë për të rikthyer besimin mes palëve dhe stabilitetin e të gjitha institucioneve, që do të dalin nga votat e qytetarëve të Maqedonisë.

“Ne gjithashtu jemi të interesuar për stabilitetin e Maqedonisë dhe shpresojmë që zgjedhjet e 5 qershorit të jenë një mundësi shumë e mirë për t’i dhënë fund gjithë kontestimeve të deritanishme dhe për të stabilizuar të gjithë institucionet që do të dalin nga vota e qytetarëve në Maqedoni, që nga Kuvendi, qeveria e kështu me radhë. Sepse kjo është shumë e rëndësishme për vetë imazhin e Maqedonisë dhe të rajonit tonë, dhe mbi të gjitha shpresojmë që zgjidhja dhe përfundimi i kësaj krize të ndihmojë edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si edhe për avancimin e proceseve integruese. Kjo se është në interesin e Maqedonisë, është në interesin tonë dhe të gjithë rajonit, dhe gjithashtu besoj se është edhe në interesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të drejtat e të cilëve për ne mund të njohin progres vetëm përmes hapave të mëtejshëm integrues dhe modernizues të këtij shteti”, shtoi Meta.

Sakaq, Kryetari i Kuvendit vlerësoi eksperiencën e Maqedonisë në fushën e bujqësisë e ushqimit dhe theksoi se Shqipëria mund të mësojë shumë nga kjo përvojë e vyer për zhvillimin e kësaj industrie.

“Ne mund të mësojmë nga eksperienca e Maqedonisë. Dhe unë këtë jua them të gjithëve, sidomos për zhvillimin e bujqësisë, për zhvillimin e industrisë së agro-përpunimit, ushqimit, etj. Sidomos në fushën e këtij biznesi, Maqedonia është një shkollë shumë e mirë për të gjithë ata që duan të merren me këtë aktivitet”, tha Meta.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe ide për një bashkëpunim sa më të mirë mes dy vendeve në fushën e biznesit dhe se çfarë mund të bëhet më shumë për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një foto sa mijëra fjalë. Edi Rama flet, Mimoza Hafizi duarkryq, 3 deputetë e 1 ministër e duartrokasin fuqishëm
Paloka: S’ndryshojmë qendrim për çështjen Suli. Nuk është e vërtetë që Venecia ka rrëzuar PD »
Article Logic
Execution time: 0.27226209640503
array(1) { ["section"]=> string(114) "meta-pret-perfaqesuesit-e-investitoreve-maqedoni-shqiperi-kosove-ekonomite-tona-komplementare-jo-konkurrente-35257" }