Meta pret presidentin Ader: Hungaria mik i veçantë, na është gjendur gjithnjë pranë

Publikuar tek: politike, më 15:45 05-04-2016 Meta pret presidentin Ader: Hungaria mik i veçantë, na është gjendur gjithnjë pranë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Presidentin e Hungarisë, János Áder me të cilin vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të Presidentit Áder në Tiranë, duke theksuar se Hungaria është një mik dhe aleat i veçantë për shqiptarët, dhe ka qëndruar gjithnjë pranë nesh në momente të veçanta të historisë sonë.

“Por mbi të gjitha mbetemi gjithnjë së bashku si aleatë në NATO dhe partnerë në Bashkimin Evropian, për t’u përballur me sfidat e përbashkëta që cenojnë kontinentin tonë”, theksoi Meta.

Presidenti i Hungarisë János Áder nënvizoi se Hungaria është mbështetëse e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë duke vënë në dukje se “alfa dhe omega e progresit dhe e hapjes së negociatave është reformimi i sistemit të drejtësisë”.

Në këtë kontekst Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se procesi i reformës në drejtësi është thelbësor jo vetëm për integrimin evropian të vendit, por edhe për krijimin e një klime më të besueshme biznesi. Meta u shpreh se Shqipëria mbështetet tek përkrahja dhe eksperienca e Hungarisë në drejtim të integrimit evropian si dhe mirëpret investimet hungareze në vend.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Presidenti Áder diskutuan mbi zhvillimet në rajon, duke ndarë bindjen se bashkëpunimi rajonal është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të të gjithë vendeve tona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ç’koordinim! Zonja e parë Odeta Nishani e kombinuar më së miri me zonjën e parë hungareze (FOTO)
Linjë ajrore direkte mes Tiranës dhe Budapestit, presidenti hungarez konfirmon në takimin me Nishanin »
Article Logic
Execution time: 0.021200895309448
array(1) { ["section"]=> string(87) "meta-pret-presidentin-ader-hungaria-mik-i-vecante-na-eshte-gjendur-gjithnje-prane-36897" }