Meta prezanton kandidatin e majtë në Berat. Ankohet PD: Nxorri gjimnazistët në diell

Publikuar tek: politike, më 11:39 06-05-2015 Meta prezanton kandidatin e majtë në Berat. Ankohet PD: Nxorri gjimnazistët në diell

Kreu i Kuvendit, njëkohësisht keu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Beratit ku prezantoi kandidatin e së majtës Petrit Sina i cili garon në këto zgjedhje kundër kandidatit demokrat Kasem Mahmutaj. Është pikërisht kandidati i djathtë ai që është ankuar për këtë vizitë duke thënë se ndaj administratës publike e veçanërisht asaj arsimore është përdorur presion e dhunë.

“Do te doja të denoncoja sot përpara jush perdorimin, presionin dhe dhunimin e administratës publike dhe veçanërisht gjithë sistemit arsimor, ditën e sotme në Berat, të cilët janë nxjerrë në shesh, në ditën për diell, për të pritur kryetarin e LSI-së, Ilir Metën. Kjo është e patolerueshme, jo vetëm se fushata nuk ka filluar ende zyrtarisht, por edhe per ate se njerezit nuk mund te dhunohen e te nxirren ne shesh me detyrim. Aq më tepër kur bëhet fjale edhe për fëmije, të cilët shpërdorohen nga politika për fushatë elektorale”, shkruan kandidati i djathtë nga rrjeti social.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Hasanizimi i Shqipërisë”, Meta: Kritikat e Blushit janë një absurditet skandaloz
Rama publikon vrasjet që nga 1990-a: Qeveria e Rilindjes dhe krimi në pasqyrën e viteve »
Article Logic
Execution time: 0.056531190872192
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-prezanton-kandidatin-e-majte-ne-berat-ankohet-pd-nxorri-gjimnazistet-ne-diell-10485" }