Meta promovon serat e luleshtrydheve në Lushnje: Do punësojnë 2 mijë banorë

Publikuar tek: politike, më 11:21 25-04-2015 Meta promovon serat e luleshtrydheve në Lushnje: Do punësojnë 2 mijë banorë

Ilir Meta ka promovuar një biznes të prodhimit të luleshtrydheve në Lushnje. Kreu i Kuvendit së bashku me ministrin e Bujqësisë Panaritin u shprehën se po i kushtohet më shumë vëmendje bujqësisë.

“Kërkesa në tregjet evropiane për luleshtrydhe është e jashtëzakonshme dhe kultivimi i saj garanton tregun ndërkombëtar. Luleshtrydhja nuk mund të kultivohet kudo pasi kërkon disa kushte specifike dhe ne jemi një faktor i rëndësishëm për kultivimin e saj për shkak të kushteve të favorshme klimatike. Pritet që të punësohen 2 mijë banorë për kultivimin e luleshtrydhes dhe brenda dy viteve të ardhshme pritet të kultivohen 200 hektarë tokë”, u shpreh Meta në ambjentet e kompanisë ‘’Albafragola’’. Sipas tij është e rëndësishme të prodhojmë dhe shesim në mënyrë të suksesshme dhe ky investim garanton tregun ndërkombëtar.

Investimi përfshin mbjelljen e 5 hektarëve tokë me luleshtrydhe. Sipas tij, tregu ndërkombëtar ka një kërkesë të jashtëzakonshme për kultivimin e luleshtrydheve dhe Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për kultivimin e saj për shkak të klimës së favorshme.

Ndërsa Ministri i Bujqësisë Panariti nga ana e tij u shpreh se vëmendja në bujqësi do të përqendrohet edhe në zonat me disavantazh gjeografik si zonat kodrinore dhe malore. “Vëmendja në bujqësi do të përqendrohet në zonat kodrinore dhe malore si Kukës, Elbasan, Malësi e Madhe dhe Qarkun e Beratit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD zyrtarizon Hajredin Bakiasin për Bashkinë e Skraparit
Idrizi: Tahiri ka agjendë ndryshe nga PDIU, në Vlorë mbështesim Dritan Lelin »
Article Logic
Execution time: 0.022944927215576
array(1) { ["section"]=> string(79) "meta-promovon-serat-e-luleshtrydheve-ne-lushnje-do-punesojne-2-mije-banore-9665" }