Meta: Puna e Veliajt si ministër mbreslënëse, kandidatët e pavarur nuk prishin punë

Publikuar tek: politike, më 10:54 17-04-2015 Meta: Puna e Veliajt si ministër mbreslënëse, kandidatët e pavarur nuk prishin punë Ilir Meta

Kryetari i LSI-së dhe njëkohësisht kreu i Kuvendit Meta u është përgjigjur sot disa prej pyetjeve të gazetarëve, lidhur me kandidatin e së majtës në Tiranë, Erion Veliaj si dhe kandidatëve të pavarur Meta tha se ka mbështetur kandidaturën e Erion Veliajt nga PS-ja, krahasuar me kandidatë të tjerë brenda saj, për shkak të punës mjaft mbreslënëse të tij në si ministër. Përveç kësaj, Meta deklaroi se do mbështeste çdo kandidaturë tjetër të spikatur që do dilte nga PS-ja.

“Veliaj është një kandidaturë mjaft e spikatur. Që nga mbrëmja e ka nis duke udhëhequr dhe do vazhdojë. Nuk besoj se e vini në diskutim se unë dhe LSI-ja do mbështeste çdo kandidaturë të spikatur nga kandidatët e spikatur të PS-së. Ai e meriton mbështetje,  edhe puna e tij si ministër ka qenë mbreslënëse me reformën largpamëse në fushën e pensioneve dhe reformën e arsimit profesional”, e komentoi Meta, Veliajn.

I pyetur për kandidatët e pavarur Bojaxhi, Tafaj, Guri, Meta tha se i përgëzonte, duke u shprehur se ata nuk prishin punë në këtë garë, përkundrazi tregojnë se demokracia funksionon.

“Kandidatët e pavarur nuk prishin punë, por ndreqin punë. Tregojnë se demokracia funksionon që politika nuk është pronë e partive.’’, theksoi Meta.

Kreu i LSI-së vlerësoi duke e përshëndetur faktin që Prokuroria do të verifikonte të gjithë kandidatët e këtyre zgjedhjeve.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe historike, kapërcim historik, reformë e madhe. Kjo rrit shumë përgjegjësinë e të zgjedhurve për t’i dhënë fund kryetarit të bashkisë apo komunës, por për të ndërtuar strategji. Tani do vihet në dukje, aftësia e të zgjedhurve. Dua të përshëndes faktin se kemi mjaft zonja në këtë garë. Kjo është arritje historike, do ta quaja, që Parlamenti vendosi në mënyrë ligjore kuotat. Por kemi edhe mjaft kandidate të spikatura në të gjithë vendin, kryesisht nga e majta por edhe nga e djathta, të cilat do t’I japin bukuri më të madhe garës.”, u shpreh Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partia Demokratike kandidon Gentian Muhametin në Këlcyrë dhe Qamil Bojën në Cërrik
Belortaja: Irani po shqyrton mundësinë e njohjes së Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.047229051589966
array(1) { ["section"]=> string(86) "meta-puna-e-veliajt-si-minister-mbreslenese-kandidatet-e-pavarur-nuk-prishin-pune-8985" }