Meta: Punësim i ligjshëm i shqiptarëve në Gjermani, të shfrytëzohen të gjitha mundësitë

Publikuar tek: politike, më 14:18 01-12-2015 Meta: Punësim i ligjshëm i shqiptarëve në Gjermani, të shfrytëzohen të gjitha mundësitë

Në kuadër të një vizite pune në Berlin, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me deputetin e CDU/CSU dhe njëkohësisht zëdhënës për politikën e jashtme të CSU-së, Florian Hahn. Gjatë këtij takimi Meta dhe Hahn biseduan mbi marrëdhëniet Gjermani-Shqipëri, bashkëpunimin me Landin e Bavarisë, mbi rritjen e shkëmbimeve midis dy vendeve dhe nxitjen e investimeve, veçanërisht atyre bavareze.

Meta theksoi se reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë, dhe veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të mirë për investimet e huaja dhe se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.

Meta dhe Hahn diskutuan edhe për sfidat e integrimit evropian dhe ato të sigurisë, për krizën e refugjatëve dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në një takim nga Sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve sociale, Jörg Asmussen, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe në veçanti mbi mundësitë e punësimit të ligjshëm në Gjermani.

Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu rritjes së bashkëpunimit në kuadër të procesit të Berlinit dhe projektet rajonale.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet që burojnë nga progres-raporti, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE gjatë vitit të ardhshëm.

“Shqipëria po ndërmerr reformat e duhura dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj që lindin nga progres-raporti. Tashmë jemi vend kandidat i BE-së dhe po punojmë për hapjen e negociatave gjatë vitit të ardhshëm. Në këtë drejtim energjitë janë përqendruar në pesë prioritet kyçe.

Edhe progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian vlerësoi progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Por çështja kyçe tani mbetet reforma ne drejtësi si një kusht për hapjen e negociatave me BE. Për këtë është bërë punë e madhe, edhe nga ekspertët e Bashkimit Evropian dhe aktualisht jemi në momentin kur një draft propozimesh për ndryshime kushtetuese i është dërguar Komisionit të Venecias. Mendoj se ky do të jetë një moment i rëndësishëm për Bashkimin Evropian për të nxitur hapjen e negociatave me Shqipërisë”, - tha ndër të tjera Meta gjatë takimit me Hunko.

Takim me Andy Scheuer, Sekretar I Pergjithshem I CSU-se.

Z. Meta u prit ne nje takim nga Sekretari i Pergjithshem i CSU-se, z. Andy Scheuer, me te cilin diskutoi forcimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve dhe vecanerisht mes Shqiperise dhe Landit te Bavarise.

"Maredheniet mes Shqiperise dhe Bavarise kane nje tradite te hershme te nisur me vizitat e ish kryeministrit Shtraus ne vitet 80 dhe te forcuara ne vite.  Vleresoj interesin e biznesit dhe kompanive bavareze per te investuar ne Shqiperi dhe nenvizoi faktin se ka ende shume mundesi te pashfrytezuara qe jane nje potencial i madh per ta zhvilluar me tej kete bashkepunim", tha Meta.

Z. Scheuer vleresoi rendesine qe ka Shqipria ne rajon si nje faktor i rendesishem per paqen dhe stabilitetin e tij dhe theksoi se Landi i Bavarise ka nje interes te vecante per Ballkanin ne kendeveshtrim edhe te procesit te Berlinit dhe interes ne rritje te bizneseve bavareze per te investuar ne Shqiperi.

scc.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS, Balla: Vetëm 6 ditë para përfundimit të mandatit, Basha dha leje për pallatin 16 katësh
Pacolli në librin e ri: Sinqeriteti im është gati proverbial…për këtë arsye s’u bëra asnjëherë politikani tipik »
Article Logic
Execution time: 0.022786140441895
array(1) { ["section"]=> string(91) "meta-punesim-i-ligjshem-i-shqiptareve-ne-gjermani-te-shfrytezohen-te-gjitha-mundesite-26696" }