Meta: Qeveria të përmirësohet, qytetarët të mos mashtrohen me “Gjermaninë”

Publikuar tek: politike, më 15:50 24-04-2015 Meta: Qeveria të përmirësohet, qytetarët të mos mashtrohen me “Gjermaninë”

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka folur për largimet e shumta të qytetarëve nga vendi gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie, të cilat i ka konsideruar si të nxitura nga grupe kriminale.

Sipas Metës, kjo situatë është e ngjashme me atë që ndodhi në Kosovë në fillim të këtij viti dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Gjithashtu, kreu i Kuvendit ka pranuar se qeveria ka nevojë të përmirësohet dhe të jetë e hapur ndaj kritikave të qytetarëve, megjithatë ai është shprehur optimist se reformat e ndërmarra do të japin efekte pozitive në jetën e shqiptarëve.

“Kjo mazhorancë është duke hecur në rrugën e duhur dhe po kërkon t’i japë fund informalitetit dhe konsolidimit të zbatimit të ligjit. Reformat janë të vështira dhe kërkokjnë kohën e tyre për të dhënë efekte. Për shkak të krizës ekonomike në rajon dhe vështirësisë së jetesës, ka tendeca eksodi në drejtim të vendeve më të zhvilluara. Pa diskutim që ky fenomen është manipuluar nga organizata kriminale që duhen goditur, por kjo nuk do të thotë që varfëria nuk ekziston. Është përgjegjësi e qeverisë dhe mazhorancës për të ndërmarrë veprime në ato zona që konsiderohen të pa konsoliduara. Kjo situatë duhet kuptuar drejtë e jo të përdorët për manipulime politike. Qeverisja ka nevojë të përmirësohet dhe të jetë e hapur ndaj kritikave të qytetarëve, por besoj gjithashtu se edhe reforma territoriale do t’i shërbëje zhvillimit të vendit dhe investimeve të huaja”, ka thënë Meta.

Kreu i Kuvendi ka bërë gjithashtu thirrje që qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve sepse do kthehen në Shqipëri edhe më të varfër. “Gjej rastin edhe njëherë tu bëjë thirrje qytetarëve që të mos bien viktimë e këtyre rrjeteve mashtruese që përfitojnë mijëra euro ashtu siç ndodhi në Kosovë, pasi do të jenë këta qytetarë viktima të tyre, duke u kthyer në Shqipëri edhe më të varfër”, tha ai.

Sipas Metës, të gjthë po synojnë të shkojnë në Gjermani dhe jo në vendet fqinje sepse ky vend ka qëndrueshmëri ekonomike.

Meta ka përshëndetur në fjalën e tij nënshkrimin e marrëveshjes për partneritetin  strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së, të cilën e ka konsideruar si gurin e themelit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stefan Çipa i zhgënjyer: Më shkulën me dhunë nga gara për Sarandën
Basha: Kosova do vazhdojë projektin e Tiranës europiane »
Article Logic
Execution time: 0.037705898284912
array(1) { ["section"]=> string(75) "meta-qeveria-te-permiresohet-qytetaret-te-mos-mashtrohen-me-gjermanine-9625" }