Meta: Reforma në drejtësi do luftojë krimin dhe korrupsionin, asnjë mbështetje për abuzuesit me detyrën

Publikuar tek: politike, më 14:50 23-11-2015 Meta: Reforma në drejtësi do luftojë krimin dhe korrupsionin, asnjë mbështetje për abuzuesit me detyrën

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka thënë gjatë mbledhjes komitetit drejtues të LSI, se partia e tij ka vendosur një nga standartet më të larta, atë të transparencës, që do t’i garantojë qytetarëve funskionimin e pastër stë saj.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka miratuar një platformë për transparencën për arsye se ne besojmë që sistemi politik e ka detyrim të domosdoshëm transparencën e plotë se si funksionon, në mënyrë që qytetarët të jenë të garantuar se kjo është një mënyrë e pastër. Besoj se ministri i ri i Drejtësisë por dhe shumë kolegët të tjerë do jenë të interesuar për të ecur në këtë rrugë. Kryesia e ka miratuar këtë platformë dhe ne, duke vendosur standartin më të lartë të ransparencës jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me shoqatat që ta thellojmë dh eta përmirësojë”, tha kreu i LSI, Meta.

Meta tha se transparenca është një detyrim për sistemin politik në Shqipëri duke shtuar se “nuk ka politikë të pastër, me financime të dyshimta”. Lidhur me reformën në drejtësi, Meta tha se do të bëjë të mundur luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Reforma në drejtësi, një reformë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsioni, por edhe një reformë në mënyrë të veçantë si një detyrë ndaj të gjithë qytetarëve për të ndërtuar një sistem të besueshëm, efektiv dhe llogaridhënës”, tha Meta.

Lidhur me projekt-buxhetin dhe paketën fiskale Meta tha:

“Në kuvend ka ardhur projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin e ardhshëm, besoj se të gjithë ekspertët do jenë të angazhuar për të respektuar të gjitha detyrat makroekonomike dhe të kontribuohet për çdo përmirësim të mundshëm që në fund të miratohet një buxhet sa më i përgjegjshëm dhe social”.

Meta foli me tone të ashpra për të gjithë ata që abuzojnë me detyrën, duke u shprehur se pavarësisht nëse janë deputetë apo anëtarë, nuk do të kenë kurrë mbështetjen e LSI, nëse abuzojnë me detyrën.

“Asnjë kandidat për deputet dhe kryetar bashkie nuk mund të thotë se ka paguar lekë nën dorë te kryetarët e partisë. Jemi të ndërgjegjshëm që dëgjojmë se flitet poshtë që kërkojmë lekë për partinë. Por këto janë vetëm përralla, nuk ka nevojë LSI-ja të vendosë gjoba për të siguruar financime. Ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata deputetë, ministra por edhe anëtarë të thjeshtë që abuzojnë. Askush nuk do të ketë mbështetjen tonë, por vetëm përbuzjen tonë”, tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama uron Mishelën: Urime për performancën e bukur që e renditi Shqipërinë në 5 vendet e para
Fjalimi kontradiktor i Ramës: Jemi apo s’jemi të kërcënuar nga terrorizmi? »
Article Logic
Execution time: 0.02030086517334
array(1) { ["section"]=> string(106) "meta-reforma-ne-drejtesi-do-luftoje-krimin-dhe-korrupsioni-asnje-mbeshtetje-per-abuzuesit-me-detyren-26096" }