META refuzoi ta DEKRETOJË/ ‘Gent Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Ramës! Kush mund të bëhet ministër i Jashtëm’

Publikuar tek: politike, më 16:17 11-01-2019 META refuzoi ta DEKRETOJË/ ‘Gent Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Ramës! Kush mund të bëhet ministër i Jashtëm’ Rama-Cakaj

Gent Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Edi Rama pasi Presidenti refuzoi ta dekretonte në postin e ministrit të Jashtëm.

Kështu së paku bëri me dije mbrëmë Paskal Milo në studion e Ora News nga ku tha edhe alternativën e mundshme për atë që pritet të jetë ministër i Jashtëm.

“Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam për ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimin të Bushatit, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni, Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm”, tha Milo ndërsa shtoi se Rama mund ta marrë vetë postin e ministrit të Jashtëm ashtu sikurse bëri Tsipras në Greqi pas largimit të Nikoz Kotzias.

“Unë mendoj se janë disa variante të njohura të qeverive nga vitet e mëparshme. Një variant mund të jetë varianti grek i Cipras që Rama të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Varianti i dytë mund të jetë një propozim i ri i kryeministrit për ministër të Jashtëm. Duke njohur vullnetin dhe tipin e kryeministrit Rama, besoj se ai do të përpiqet të bëjë një zgjedhje sui-generis që e ka pasur mendje si plan B që nga momenti kur Presidenti e shtyu për më tej dekretimin e Bushatit”, pohoi Milo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028902053833008
array(1) { ["section"]=> string(112) "meta-refuzoi-ta-dekretoje-gent-cakaj-i-ka-dorezuar-doreheqjen-rames-kush-mund-te-behet-minister-i-jashtem-148384" }