Meta: Rritja e cilësisë së produkteve ushqimore, rrugë drejt BE-së

Publikuar tek: politike, më 12:28 30-03-2015 Meta: Rritja e cilësisë së produkteve ushqimore, rrugë drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka folur në një deklaratë për mediat për investimet në bujqësi, duke theksuar rëndësinë e rritjes së cilësisë ushqimore. Sipas Metës, ushqimet e certifikuara dhe rritja e cilësisë së tyre për eksport në tregun europian është një rrugë drejt integrimit europian. Sipas kreut të Kuvendit, ky eksport do të bëhet me një çmim të favorshëm për tregtarët tanë.

“Paketa e bujqësisë që ka hyrë në fuqi i shërben investitorëve, fermerëve dhe tregtarëve, e cila duhet shfrytëzuar mirë”, shprehet Meta. Do të japim një raport të zhvillimeve në bujqësi, e cila është një gjë që po ndodh në të gjithë vendin. “Sot ne të gjithë jemi më të ndërgjegjshëm për punën dhe djersën e shqiptarëve që duhet jetë një burim të ardhurash për shqiptarët”, vazhdon kreu i Kuvendit. 

Paketa e re fiskale i ka dhënë një rëndësi të veçantë investimeve në bujqësi duke synuar rritjen e prodhimit në vend për të reduktuar importet dhe për të filluar eksportimin e prodhimeve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryebashkiaku i Kukësit Halilaj: PD më ofroi mbështetje në kuriz të qytetarëve
Balla sulmon Bashën: Të rihapen hetimet për shpërdorim detyre. PD: Je zëdhënës i shpifjeve »
Article Logic
Execution time: 0.10550212860107
array(1) { ["section"]=> string(69) "meta-rritja-e-cilesise-se-produkteve-ushqimore-rruge-drejt-be-se-7343" }