Meta: S’ka rëndësi nën varësinë e kujt është Byroja, ne do ta votojmë. LSI ka besim të ndryshëm? Do t’i drejtohemi EURALIUS

Publikuar tek: politike, më 12:52 01-03-2016 Meta: S’ka rëndësi nën varësinë e kujt është Byroja, ne do ta votojmë. LSI ka besim të ndryshëm? Do t’i drejtohemi EURALIUS

Ilir Meta në konferencën për shtyp nga Kuvendi flet për Reformën në Drejtësi, Byronë Kombëtare të Hetimit, marrëdhëniet me PS-në, protestën e tregtarëve para Bashkisë së Tiranës, daljen demostrative të Shpëtim Idrizit nga Kuvendi dhe i përgjigjet pyetjes për zgjedhje të parakohshme. Sot Meta më shumë se kurrë ka përdorur fjalët ‘’pretekste’’, ‘’alibi’’ dhe ‘’takticizma’’. Por thelbi i komunikimit të kryetarit të Kuvendit ka qenë ai se mbështesin opinionet e Komisionit të Venecias dhe nëse kanë çështje, të cilat i mendojnë ndryshe, do t’i drejtohen EURALIUS.

“LSI mbështet në mënyrë të vendosur të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias. Po nëse LSI ka një besim të ndryshëm? Edhe kjo gjë mund të ndodhë, atëherë ne do t’i besojmë EURALIUS për të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias’’, tha sot Meta.

Lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimit, Meta qe i prerë:

“Mendoj që tani në momentin kur kemi edhe opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias gjithçka është vendosur në një kuadër më të gjerë dhe të plotë. LSI ka patur vullnetin e plotë për ta mbështetur Byronë Kombëtare të Hetimit si në fillim kur ishte nën varësinë e Policisë së Shtetit dhe më vonë. Për ne s’ka rëndësi nën varësinë e kujt është, por të funksionojë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Absolutisht do votohet çdo variant.”

“Mendoj se do të adresojmë me përgjegjësi çdo shqetësim të opozitës. Edhe me sa jam informuar edhe nga kontaktet dhe burimet e opozitës që ndjekin zbatimin e ligjit për dekrimanalizimit, po punohet për të hyrë në fuqi.

Për Reformën në Drejtësi të gjithë janë shprehur pozitivë dhe kanë vlerësuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe tani nuk ka asnjë arsye për vonesë. Për shumë çështje nuk ka patur mendime të ndryshe, por dakordësi. Unë mendoj se një lexim objektiv dhe i paanshëm na ndihmon t’u japim përgjigje në mënyrë të paanshme dhe profesionale. E thashë dhe më parë, aty ku ka keqkuptime, kemi Euralius dhe Opdata. Në rast se dëshirojmë të krijojmë pretekste, alibi dhe takticizma, kjo gjë asnjëherë nuk na bashkon dhe na çon drejt konsensusit.

Unë takticizëm quaj çdo lëvizje që zhvendos debatin me qëllim apo padashje nga fokusi kryesor. Fokusi kryesor është Reforma në Drejtësi. Opinioni i Komisionit të Venecias erdhi. Ka pretendime PD? Ato patjetër që duhen ndjekur në zbatim të rregullores.

E thashë dhe më parë, aty ku ka keqkuptime, kemi Euralius dhe Opdata. Në rast se dëshirojmë të krijojmë pretekste dhe alibi dhe takticizma, kjo gjë asnjëherë nuk na bashkon dhe na çon drejt konsensusit.”, tha më tej Meta.

I pyetur për planin e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Meta tha: "Ekziston në mendjen time vetëm një plan. Reforma në Drejtësi sipas Komisionit të Venecias. Të gjitha energjitë duhet t’i përqëndrojmë te ky plan.Ka përpjekje për të krijuar tensionime të panevojshme.’’ 

“Nuk kam asnjë informacion të caktuar. Mendoj që gjërat po shkojnë normalisht.”, tha Meta i pyetur për veprimin e Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së, i cili nuk votoi dekretet e Nishanit për emërimin e dy ministrave

Lidhur me vezët në Parlament dhe nëse do t’i lejojë sërish, Meta komentoi:

“Unë besoj që opozita ka nevojë për argument më shumë dhe për qetësi më shumë që t’i dëgjohet më shumë. Sa I takon vezëve mendoj se është një formë e rëndomtë e komunikimit dhe luftës politike dhe besoj të ketë qenë hera e fundit e të enjtes së kaluar. Ka opozita shqetësime? Ato janë në axhendën tonë.''

Lidhur me pyetjen se si i sheh protestat e tregtarëve para Bashkisë së Tiranës dhe politikat fiskale, Meta tha vetëm një fjali:

“Kjo është një çështje mendoj e rëndësishme përderisa ka një debat, po është gjë shumë e mirë që ka dialog dhe ky dialog po vazhdon.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj u numëron një nga një detyrat ndërlidhësve: Tirana e ka humbur sensin e intimitetit por këtë nuk e ndryshojmë dot
Dade flet nga Korça për ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste: Në dobi të partisë, edhe Xhafaj i propozoi »
Article Logic
Execution time: 0.024963140487671
array(1) { ["section"]=> string(125) "meta-s-ka-rendesi-nen-varesine-e-kujt-eshte-byroja-ne-do-ta-votojme-lsi-ka-besim-te-ndryshem-do-t-i-drejtohemi-euralius-33917" }