Meta: S’kemi frikë nga koalicioni PS-PD. LSI ka lindur nga kurajoja

Publikuar tek: politike, më 15:48 14-08-2015 Meta: S’kemi frikë nga koalicioni PS-PD. LSI ka lindur nga kurajoja Ilir Meta në intervistë për News24

Ilir Meta ka komentuar nga Jala, ku po kalon pushimet takimin e shumëdiskutuar mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe kryeministrit aktual Edi Rama. Sipas tij, çdo takim, është pjesë e gëzimit.

“Kur njerëzit takohen, nuk mund të ndjej veçse gëzim’’, tha Meta në një intervistë për News24.

Kreu i Kuvendit ka komentuar edhe marrëdhëniet e tij me Ramën dhe koalicionin PS-LSI. Ai thotë hapur se LSI ka një pozicion të  qartë në qeverisje dhe se qeveria duhet përmirësuar. Meta deklaron se është kundër personalizimit dhe parcelizimit të qeverisë.

Meta ka komentuar ekonominë, duke shfaqur idenë e një ‘’politike më të mençur’’ taksash. Sipas tij, fenomeni i azilkërkimit nga shqiptarët është një paralajmërim më për vëmendjen që duhet t’I kushtohet ekonomisë dhe problemeve sociale.

"Rritja ekonomike është sfida më e madhe e kësaj qeverie. Ka një nevojë për vlerësim dhe për rivlerësim të ekonomisë si dhe duhen aplikuar politika të mençura të taksave dhe ekonomike. E vetmja politikë e mençur është ajo që sjell një rritje ekonomike. Dogmatizimi dhe ideologjizimi i tepruar nuk sjell suksesnë ekonomi.

Parlamenti ka paralajmëruar reforma të thella, cila është më e rëndësishme sipas jush?

Reforma në Drejtësi është më e rëndësishmja. Shpresoj për një bashkëpunim më të mirë në Parlament për ta kurorëzuar këtë reformë. Duhet parë si një element mjaft i rëndësishëm për të konsoliduar sistemin e drejtësisë.

Shpresojmë dhe dëshirojmë që opozita, pararësisht nga ideja e saj për të zhvilluar protesta, të analizojë gjithë ato probleme të saj që duhet të zgjidhen, dhe të mos përsërisë gabime që i ka bërë si mospërfshirja në Reformën Territoriale.

Raporti i LSI-së me PS-në është një raport mjaft pozitiv dhe konstruktiv.

Vërehët një shqetësim për rritjen e LSI-së si parti...

Për ne nuk përbën as shqetësim dhe as ndonjë lajm të veçantë. Më e rëndësishme se rritja e ndonjë partie është rritjka ekonomike e vendit që do të na bënte të përballonim më mirë shumë sfida që ndeshen të rinjtë tanë.

Këtë verë ka patur shumë skenarë koalicionesh...

Ne nuk kemi votuar për një koalicion të tillë, di që zoti Paloka ka dhënë një përgjigje dhe zoti Vasili e ka dhënë qëndrimin e tij. Nuk kemi frikë, LSI-ja ka lindur nga kurajoja.

I dhatë një mesazh kryeministrit Rama për ndryshimet në qeveri; a i qëndroni akoma?

gjithmonë ka hapësirë dhe dëshirë për lajme dhe për të krijuar keqkuptime. Përmirësimi i qeverisë është diçka tjetër dhe ndryshimet konkrete janë diçka tjetër. Përmirësimi aty ku nuk ka dhënë rezultat është gjithmonë një lëvizje e mençur. Përmirësohemi çdo ditë.

Takimi Rama- Nano...

Nuk kam marë një informacion të tillë", ka thënë kreu i LSI, Ilir Meta gjatë intervistës për "News24".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji për Arsimin/ Nikolla: E zhgënjyer nga presidenti, për shurdhërinë partiake të tij
Taulant Balla i ashpër në “telegramin” për Berishën: A ke thy nai rekord idiotesk o paburrs »
Article Logic
Execution time: 0.027458906173706
array(1) { ["section"]=> string(71) "meta-s-kemi-frike-nga-koalicioni-ps-pd-lsi-ka-lindur-nga-kurajoja-18385" }