Meta: Safet Gjici do ti japë fund projektit "Kamza ime"

Publikuar tek: politike, më 10:51 28-05-2015 Meta: Safet Gjici do ti japë fund projektit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta  ka deklaruar se Safet Gjici është jkanddati i duhur për bashkinë e Kamzës. Meta ironizuar kryebashkiakun aktual të Kamzës Xhelal Mziun, i cili sipas tij e ka kthyer në pronë të tij zonën e Kamzës.

“Ju tashmë e keni marrë vendimin dhe vendimi juaj është që në 21 qershor do të arkivohet njëherë e mirë projekti i këtyre 8 viteve ‘Kamza ime’ dhe ju do të votoni për projektin e ri “Kamza jonë” me kryetarin e ri të bashkisë, Safet Gjicin", tha Meta.

Meta kërkoi që ti jepet fund mënyrës aktuale të drejtimit të Bashkisë së Kamzës duke e lënë atë me investime skandaloze dhe me infrastrukturë të dobët.

“Safet Gjicit nuk vjen për të drejtuar Bashkinë e Kamzës dhe për t’i gjetur punë vetes së tij, sepse është një njeri që ka me qindra dhe mijëra njerëz që punojnë prej kohës në aktivitetet e tij mjaft të suksesshme. Është një njeri i cili i ka vendosur vetes një qëllim të rëndësishëm që të realizojë një projekt të suksesshëm transformimi këtu në Kamëz që është edhe qendra e Shqipërisë”, tha Meta.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste Ylli Manjani tha se Gjici e ka fitoren e sigurt në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ndërsa kandidati Gjici u shpreh para banorëve.

“Të jeni të sigurt që ne me mbështetjen e qeverisë shqiptare, të gjigantëve të politikës shqiptare Rama-Meta, do ia ndryshojmë gjendjen njëherë e mirë kësaj bashkie”, theksoi Gjici.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe-grekëve: Ne s'jemi si Berisha, nuk e negociojmë interesin kombëtar
Veliaj në lagjen e kandidatit kundërshtar: Si jeton Halimi në këto kushte? Turp i madh »
Article Logic
Execution time: 0.043452978134155
array(1) { ["section"]=> string(58) "meta-safet-gjici-do-ti-jape-fund-projektit-kamza-ime-12145" }