Meta së bashku me Toçin presin delegacionin e komunitetit arbëresh

Publikuar tek: politike, më 14:14 21-03-2016 Meta së bashku me Toçin presin delegacionin e komunitetit arbëresh

Ilir Meta së bashku me Fatmir Toçin presin delegacionin e komunitetit arbëresh në Kuvend. Kreu i Kuvendit dhe deputeti socialist pritën delegacionin e kryesuar nga senatori Cesare Marini, kryetar i Komunës së San Demetrio Corone. (Shën Mitri) të Provincës së Kozencës në Kalabri. Në takim i pranishëm ishte edhe Aldo Marino, ish-kryetar i Komunës Vaccarizzo Albanese.

Meta u shpreh se marrëdhëniet me komunitetin arbëresh të Italisë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, Kuvendi i Shqipërisë do t’i intensifikojë marrëdhëniet institucionale me komunat arbëreshe me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore kombëtare por edhe për kultivimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.

Senatori Marini e falënderoi Kryetarin e Kuvendit, Meta për mbështetjen e tij në intensifikimin e kontakteve dhe vuri në dukje se ka ardhur koha që të themelojmë kanale më të forta institucionale për të mbështetur ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe pasurisë historike që përfaqëson komuniteti arbëresh.

“Ishte kënaqësi e veçantë që të prisja sot një delegacion të një komune shumë të dashur për të gjithë shqiptarë në të gjithë botën, të San Demetrio Corone apo të Shën Mitrit, e cila është e lidhur shumë ngushtë me të gjithë historinë e Arbëreshëve. Gjithashtu ka një rol shumë të rëndësishëm në frymëzimin për rilindjen tonë kombëtare kur dihet që një nga figurat kryesore të saj, ajo e De Radës është pikërisht produkt i këtij komuniteti jashtëzakonisht atdhetar, përveçse edhe kolegjit mjaft të njohur në Komunën e Shën Mitrit, ku kanë studiuar dhe janë edukuar figura mjaft të rëndësishme të rilindjes,të pavarësisë së Shqipërisë si Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë.

Ishte kënaqësi për të pritur kryetarin e komunës të Shën Mitrit, z. Çezare Marini, i cili është një personalitet i njohur jo vetëm në të gjithë rajonin e Kalabrisë, por në të gjithë Italinë. Z. Marini ka shërbyer disa mandate edhe si senator në Senatin e Italisë madje edhe në Parlamentin e Italisë dhe natyrisht që vizita e tij shënon një shans të shkëlqyer për t’i dhënë një zhvillim të gjithanshëm marrëdhënieve jo vetëm midis Komunës së Shën Mitrit dhe Shqipërisë, por të gjithë komunave arbëreshe në Itali, apo edhe rajonit të Kalabrisë me Shqipërinë.

Unë besoj se në këtë mënyrë ne do t’i zgjerojmë më tej jo vetëm lidhjet shpirtërore, por edhe ato institucionale, që do të përbëjnë një garanci afatgjatë për forcimin e përhershëm të lidhjeve midis arbëreshëve dhe Shqipërisë, por që janë gjithmonë edhe një vlerë e shtuar në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë.”, tha Meta.

Kurse Cesare Marini tha:

  “Unë ju falënderoj që më ftuat dhe ju falënderoj për vizitën tuaj që zhvilluar kohët e fundit në vendet arbëreshe të Kalabrisë. Me atë rast kemi lidhur marrëdhënie simpatie dhe miqësie dhe ne arbëreshët duke iu takuar në të pesë vendet arbëreshe në Itali, vumë re se keni një vizion shumë të hapur dhe të drejtë për Europën. Dhe ne që kemi me Shqipërinë marrëdhënie pothuajse kushërinj të afërt, ndihemi shumë i lumtur për këtë.

Jam i lumtur të di që nga vendi nga kanë prejardhjen arbëreshët e Kalabrisë, ka një grup drejtuesish në gjendje për të përballuar sfidat europiane. Kur vij këtu në Shqipëri, shoh me kënaqësi këtë shndërrim kaq të drejtpërdrejtë. Një vend që vrapon drejt zhvillimit, progresit, drejt së ardhmes me një shpejtësi që është për t’u marrë shembull. Urime z. Kryetar. Ne ju kemi shumë për zemër, do të dëshironim shumë që të vinit në Kalabri dhe duam të lidhim marrëdhënie më të forta, më të ngushta, të fillojmë forma bashkëpunimi më të forta në krahasim me ato të kaluarat. Duam që të bëhemi më të dobishëm, duke ditur se edhe ju do të bëheni të dobishëm për progresin tonë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta urdhëron caktimin e strukturës së dekriminalizimit, takon edhe Llallën
Emrat që mbetën jashtë Asamblesë së Partisë Socialiste, spikat Brisida Shehaj përveç mbështetësve të Ben Blushit »
Article Logic
Execution time: 0.017960786819458
array(1) { ["section"]=> string(72) "meta-se-bashku-me-tocin-presin-delegacionin-e-komunitetit-arberesh-35644" }