Meta: Sëshpejti ndërtojmë portin turistik të jahteve

Publikuar tek: politike, më 13:02 07-06-2015 Meta: Sëshpejti ndërtojmë portin turistik të jahteve

Kryetari i Kuvendit, z Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e linjës së re të tragetit të pasagjerëve Brindizi-Shëngjin në portin e Shëngjinit. Në falën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie, z. Ilir Meta vlerësoi investimin e qeverisë shqiptare, që sipas tij do ta bëjë portin e Shëngjinit një objektstrategjik, që do të mund të sjellë zhvillimi ekonomik duke bërë të mundur shtimin e 200 vendeve të reja të punës.

“Është një eveniment të rëndësishëm për Shëngjinin, për Lezhën, por edhe për të gjithë inaugurimi i vendosjes së linjës së tragetit Brindizi-Shëngjin që u realizua falë investimeve të bëra nga qeveria shqiptare, për thellimin e portit të Shëngjinit, por edhe për të modernizuar infrastrukturën e këtij porti e në veçanti duke realizuar terminalin e ri të pasagjerëve, i cili është vërtet i standardeve evropiane”, tha Meta.

Meta premtoi se shumë shpejt do të bëhet edhe inaugurimi i punimeve për realizimin e portit turistik të jahteve, një investim prej 5 milion eurosh që do ta bëjë Shëngjinin mjaft atraktiv për turistët e huaj dhe do të hapë 200 vende të reja pune.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-dibranëve: Investojeni votën në drejtimin e duhur. Deputeti: Krosi si gardh i shkulur, me zyrë në bashki e shtëpi në Tiranë
Bojaxhi:Keqmenaxhimi i mbetjeve, shkak për helmimin e tokës dhe ujit »
Article Logic
Execution time: 0.01793098449707
array(1) { ["section"]=> string(57) "meta-seshpejti-ndertojme-portin-turistik-te-jahteve-12906" }